Kërko

Vatican News

Xhovan Bregu, Karitasi i Lezhës: mund të dalim nga pandemia vetëm të gjithë së bashku

Solidaritet, ndihmë për njerëzit në vështirësi, në mënyrë që ta kapërcejmë të gjithë së bashku gjendjen e krijuar nga pandemia e koronavirusit, por jo vetëm nga ajo. Drejtori i Karitasit të Lezhës, Xhovan Bregu, shpjegon situatën për dëgjuesit e Radio Vatikanit.

R.SH. - Vatikan

Këto ditë, Karitasi i Lezhës ka filluar një fushatë ndihme dhe solidariteti me të gjitha familjet në nevojë, që vuajnë për shkak të dëmeve nga tërmeti i nëntorit 2019 në Shqipëri, por edhe nga gjendja e krijuar nga pandemia e koronavirusit. “Ndihmo dikë për Pashkë” quhet nisma, me të cilën Karitasi i fton të gjithë të dhurojnë ushqime për më të varfërit. Solidariteti është fjala, që ka në gojë edhe drejtori i tij, Xhovan Bregu, që na dërgon këtë informacion e, njëkohësisht, thirrje për bashkëadhetarët e vet…

Dëgjo Xhovan Bregun...
04 prill 2020, 10:26