Kërko

Vatican News
Imzot Simon Kulli kremton meshën, në kohë koronavirusi Imzot Simon Kulli kremton meshën, në kohë koronavirusi 

Nё dioqezёn e Sapёs, pjesёmarrje e thellё shpirtёrore nё Pashkёt e Krishtit

Besimtarёt e dioqezёs sё Sapёs, “në kushte jo të zakonshme, kremtuan festën e shenjtë të Ngjalljes së Krishtit, në kushtet e shtëpisë, nga ku kanё pёrcjellë e kanё marrё pjesё shpirtёrisht në tё gjitha kremtimet e Pashkёve.

R.SH. - Vatikan

Besimtarёt e dioqezёs sё Sapёs, “në kushte jo të zakonshme, kremtuan festën e shenjtë të Ngjalljes së Krishtit, në kushtet e shtëpisë, nga ku kanё pёrcjell e kanё marrё pjesё shpirtёrisht në tё gjitha kremtimet e Javës së Madhe tё Pashkёve, nga Vau-Dejёs tё ndjekim shёrbimin e Violeta Marashit...

Dëgjo Violeta Marashin...

KREMTIMI I PASHKËVE NË SAPË

Edhe pse në kushte jo të zakonshme, besimtarët nuk i ka penguar aspak që ta kremtojnë festën e shenjtë të Ringjalljes së Krishtit në kushtet e shtëpisë për shkak të izolimit që po jetojmë këto javët e fundit. Ashtu si në mbarë botën, edhe në dioqezën e Sapës janë kryer të gjitha kremtimet e rastit gjatë Javës së Madhe, por pa praninë fizike të besimtarëve duke I paraprirë festës së gëzimit dhe lavdisë, festës së Pashkës, që shënon dhe zemrën e vitit liturgjik.

E Diela e Pashkës është kremtuar edhe në kishën nënë të Sapës, në Katedralen Shën Tereza e Kalkutës në Vau Dejës,  ku besimtarët e kanë ndjekur Meshën shenjte nëpërmjet transmetimit të rrjeteve sociale.

 Ipeshkvi i vendit Imzot Simon Kulli, në mesazhin e tij dërguar besimtarëve ka theksuar se gëzimin e Ringjalljes nuk mund ta marrë asgjë dhe nuk mund ta zbeh askush, sepse kur gëzimi vjen prej Zotit dhe është vënë në Të, nuk mund ta brejë asnjë lloj epidemie dhe asnjë lloj pandemie, sepse ato vetëm shërbejnë që ta pastrojnë e përforcojnë arsyen e fesë sonë, por assesi ta çrrënjosin. sepse thotë Shën Pali:”...gjithçka kalon...por mbetet në amshim ai që kryen vullnetin e Zotit” . E vullneti i Tij është ky: fitorja dhe ringjallja jonë! Lejoni që kjo fitore dhe Ringjallje e Krishtit, të jetë ringjallja dhe fitorja e çdo shpirti dhe e çdo situate apo realiteti që jetojnë thellësitë dhe brishtësitë tuaja, ka përfunduar mesazhin e tij, Imzot Simon Kulli.

Ndërsa uroj më pas mbarë besimtarët e grigjës së tij, me urimin: qoftë për ty kjo Pashkë një Rilindje në Dashurinë e Ringjallur! E kur them …”në dashurinë e ringjallur…” nënkuptoj në një dashuri që nuk është ajo që ishte dje, nuk është ajo që përsëritet, por një dashuri që është krejt e re, sepse është fryt i ringjalljes që vjen prej të Ringjallurit. Dhe me shpirtin e fesë e gëzofshim Pashkën e Zotit!

Violeta Marashi

14 prill 2020, 13:57