Kërko

Senza-titolo-1.jpg

Mesazhi i Pashkëve i imzot Gjergj Metës: “Nuk është këtu, u ngjall”

Edhe Pashkët e para të krishterimit ishin ngarkuar me frikë, por terri dhe vdekja nuk e ndalën Ngjalljen e Krishtit. Mesazhi i Pashkëve i ipeshkvit të Rrëshenit, imzot Gjergj Metës, na fton ta jetojmë këtë mister dashurie.

R.SH. - Vatikan

S’është hera e parë që ne shqiptarët i kemi kremtuar Pashkët vetëm në familje, kujton ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, në Mesazhin e tij të Pashkëve, në këto kohë koronavirusi. Pamundësia për të shkuar në kishë e për të marrë pjesë fizikisht në meshë, nuk e ndalon misterin e ngjalljes së Jezu Krishtit. Për gratë, që donin të çonin vajrat erëmirë në varrin e Jezusit, fjalët e engjëllit “Nuk është këtu, u ngjall”, tregojnë se jeta është më e fortë se vdekja. Por të dëgjojmë mesazhin e plotë…

Dëgjo imzot Gjergj Metën...
11 prill 2020, 14:15