Kërko

Vatican News

Lutje e veçantë e ipeshkvijve shqiptarë drejtuar Nënës së Këshillit të Mirë, për fundin e pandemisë

R.SH. - Vatikan

Në kushte të jashtëzakonshme, u kremtua dje në shenjtëroren rrëzë kalasë së Rozafës, në Shkodër, mesha kushtuar Zojës së Këshillit të Mirë, pajtore e dashur dhe e nderuar nga të gjithë shqiptarët. Ipeshkvijtë e gjithë Shqipërisë ishin mbledhur aty së bashku me nuncin apostolik, imzot Charles Brown, si edhe me kryeipeshkvin e Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj. Vërtet, kisha ishte bosh, siç vërejti në fillim kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, por gjithë besimtarët morën pjesë shpirtërisht në meshë, përmes mediave. Homelinë e mbajti kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo. Në fund, ipeshkvijtë shqiptarë i lartuan një lutje të veçantë Zojës, Nënë e Këshillit të Mirë, për të sëmurët nga koronavirusi, për viktimat, për personelin shëndetësor, për politikanët dhe për gjithë kombin shqiptar, që të dalë nga kjo pandemi. Të dëgjojmë informacionin e Jolanda Babës nga Shkodra…

Dëgjo Jolanda Babën...
28 prill 2020, 08:49