Kërko

Vatican News
Katedralja e Nënë Terezës në Prishtinë e ajo e Zojës Ndihmëtare në Prizren Katedralja e Nënë Terezës në Prishtinë e ajo e Zojës Ndihmëtare në Prizren 

Nё Kosovё Pashkët u kremtuan me pjesëmarrje shpirtërore

Besimtarёt katolikё tё Kosovёs, pavarësisht nga masat shtrënguese nё kohё pandemie, i perjetuan thellё nё shpirtin e tyre kremtimet e Pashkёve tё Ngjalljes sё Krishtit, nga kumtimi i Fjalёs sё Zotit e deri te bekimi pёrfundimtar.

R.SH. - Vatikan

Besimtarёt katolikё tё Kosovёs, pavarësisht nga masat shtrënguese nё kohё pandemie, i perjetuan thellё nё shpirtin e tyre kremtimet e Pashkёve tё Ngjalljes sё Krishtit, nga kumtimi i Fjalёs sё Zotit e deri te bekimi pёrfundimtar. Nga Prishtina, informacioni i Rabije Ibrajt...

Dëgjo Rabije Ibrajn...

Ne Kosove, per shkak te pandemise, Pashket e Bardha u kremtuan pa besimtare

Kremtimi qendror i Nates se Pashkeve, ishte ne konkatedralen ‘’Shen Nene Tereza’’ ne Prishtine, e cila fillimisht ishte e erresuar, por me pas u ndricua nga qirinjt e ndezur, porosi kjo e krishtere e kalimit njerzor nga terri ne drite. Keto pamje vinin tek besimtaret e qytetaret e Kosoves nga transmetimi i drejteperdrejt i kremtimit te Meshes shenjte nga Televizioni Publik i Kosoves. Pamje keto mallengjtese e te dhimbeshme per klerin katolik por edhe me shume per besimtaret ngase per shkak te masave shtrenguese ne kohe pandemie nuk mund te ishin prezente per ta perjetuar nga afer fjalen e Zotit.

Kremtimit te Meshes solemne i priu ipeshkvi i Diocezes Prizren Prishtine, Imzot Dode Gjergji ne bashkemeshim me meshtare e motra. “Pashket jane nje feste e veçante ne boten e krishtere, dite e ringjalljes se Krishtit, dite e ringjalljes se shpreses, dite e ringjalljes se jetes, dite e ngadhenjimit te jetes mbi vdekjen, dite e perjetesise”, tha ipeshkvi qe ne fillim te fjales se predikimit, duke shpreh dhimbjen e tij per mungesen e besimtareve ne meshe qe nuk mbahet mend te kete ndodhur ndonjehere.  

Vemendje te veçante, ipeshkvi i kushtoi gjendjes aktuale te pandemise me koronavirus  dhe perhapjes se tij, duke rikujtuar mundimet Krishtit, kryqezimin e tij e me pas  edhe ringjalljen.  Ai kerkoi nga besimtaret e qytetaret qe te kene durim  ne kete sprove globale, te kene durim ne kete sakrifice, e te kene besim e shprese per ta kaluar kete gjendje izolimi. Siç tha ipeshkvi ta falenderojme Zotin qe kemi nje familje ku gjejme ngrohtesine e zemres, qe kemi shtepite tona ku mund te strehohemi, e kemi mjeke e infermiere heronj qe kujdesen per ne, e struktura tjera te shtetit qe na furnizojne e mbrojne ne kete kohe te kovid 19, per te cilet i lutemi Zotit.   

Imzot Dode Gjergji rikujtoi se populli yne ka kaluar kohe edhe me te veshtira, gjate historise, e nuk eshte larg as viti 1999, lufta ne fundit kur populli yne humbi gjithçka, por qe me sakrifice e pune i arriti gjerat e humbura. “Të mos kemi frike qe tani te gjitha punet do te shkojne  keq. Pasi qe i ringjalluri mund te pergjigjej se e kuptoj friken tuaj pasi qe edhe apostujt i gjeta te frikesuar por detyrohesha te ju them mos keni frike se une jam, por ku eshte besimi juaj, ku eshte shpresa juaj’’ ikurajoi Imzot Dode Gjergji, duke dhene ne fund porosine e tij se tani eshte koha e reflektimit te madh  per pajtim, per unitet dhe per te miren e perbashket e me miqt tane nderkombetare.

Per festen e Pashkeve  urime pergezuese kane drejtuar kreret shteterore e fetare, ata te subjekteve politike dhe ambasadoret e QUINT,it ne Kosove. 

14 prill 2020, 13:46