Kërko

Vatican News
  Coronavirusi në Irak Coronavirusi në Irak  (ANSA)

Irak. Covid 19: kleri kalde i Bagdadit dhuron rrogën për emergjencën

Patriku i Babilonisë së kaldejve, kardinali Louis Raphaël I Sako, në atmosferën e trishtë të Coronavirusit, vendosi të dhurojë rrogën e vet e edhe atë të ipeshkvijve e të meshtarëve kaldej të Bagdadit, për të mbështetur popullsinë në këto çaste kaq të errta.

R. SH. - Vatikan

Patriku i Babilonisë së kaldejve, kardinali Louis Raphaël I Sako, në atmosferën e trishtë të Coronavirusit, vendosi të dhurojë  rrogën e vet e edhe atë të ipeshkvijve e të meshtarëve kaldej të Bagdadit, për të mbështetur popullsinë në këto çaste kaq të errta. Flet për këtë, në Vatican News, ipeshkvi irakian Shlemon Warduni. Të krishterë e jo të krishterë – pohon - luten sipas fesë së tyre e i kërkojnë Zotit të na ndihmojë e të na japë forcë për ta kapërcyer edhe këtë çast të vështirë”.

Edhe Iraku ka shumë nevojë për ndihmë

“Tani, në këtë çast të Koronavirusit, edhe në Irak ndjehet shumë nevoja për t’u bërë mirë të gjithëve”. Kështu e komenton imzot Warduni, ipeshkëv-ndihmës i Patriarkatit kalde të Bagdadit, vendimin e marrë nga kardinali Louis Raphaël I Sako, për t’i përdorur rrogat e klerit kalde të kryeqytetit irakian në ndihmë të popullsisë gjatë emergjencës së Koronavirusit, që në vendin e Gjirit numëron deri më sot 1.600 raste, me më se 80 viktima.

Nga Patriku, tek të gjithë  priftërinjtë

Në këtë nismë do të marrin pjesë të gjithë - shpjegon imzot Warduni - nga Patriarku, tek më i fundmi meshtar kalde i Bagdadit. Në qytet - shton - nuk banojnë vetëm kaldej, që përbëjnë shumicën, por ka edhe besimtarë të emërtimeve të tjera të krishtera: për ne, kaldejtë, në Bagdad nuk ka më shumë se 20 meshtarë, përveç patriarkut dhe tre ndihmësve të tij, duke menduar edhe për ndonjë mik tjetër, që mund të bashkohet me nismën tonë. “Po ndjekim - thekson - këshillën e Ungjillit për t’i ndihmuar vëllezërit nevojtarë e për t’u lutur që kjo pandemi të përfundojë sa më shpejt”. Prandaj - përfundon Patriarku - e lë me gëzim pagën time, e çdo meshtar bën të njëjtën gjë. Ne të gjithë marrim pjesë në përpjekjen për t’i ndihmuar vëllezërit tanë nevojtarë”.

26 prill 2020, 13:16