Imzot Gjergj Meta i uron Papës ditën e emrit, në festën e shën Gjergjit, martir
R.SH. - Vatikan
Sot në festën e Shën Gjergjit, Papa Jorge Mario Bergoglio kremton ditën e emrit. Për këtë rast mori shumë mesazhe urimi për ditën e emrit nga njerëz të thjesht e deri nga personalitetet më të larta botërore, që vlerësojnë impenjimet e Papës Jorge në udhëheqje të Kishës e në mbrojtje të paqes mes popujve e feve, si dhe të dinjitetit të njeriut.
Ndërmjet tyre, kujtojmë mesazhin e Sekretarit të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, ipeshkvit të Rrëshenit, Imzot Gjergj Metës, i cili në emër të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, Sekretar i kësaj konference e ipeshkëv i Rrëshenit, që feston së bashku me imzot George Frendo, ditën e emrit, i bën Papës Jorge urimet më të përzemërta.
"Urime Papës tonë të dashur Jorge Bergoglio, është rastësi e bukur të kesh emrin si Papa, i uroj ditën e emrit, e lus Zotin që ai të vazhdojë të jetë për ne një udhërrëfyes drejt një Kishe vërtet ungjillore, të një Kishe më afër njerëzve, të një Kishe që kundron pandërprerë fytyrën e Zotit". Po ta dëgjojmë imzot Gjergj Metën në mikrofonin e dom David Gjugjës....