Kërko

Imzot Dode Gjergji Mons Dode Gjergji vescovo cattolico del Kosovo Imzot Dode Gjergji Mons Dode Gjergji vescovo cattolico del Kosovo 

Imzot Dodë Gjergji: koha Kovid-19 kohë kreshmësh shoqërore e shpirtërore

Imzot Dodë Gjergji: “edhe Kisha katolike e vuan pandeminё e Kovid-19 duke ofruar kontributin e saj, në këtë situatë tё jashtëzakonshme nё tё cilёn gjendemi, nga lutja personale e komunitare e deri tek ndihma e varfёrve përmes Karitasit. Po përjetojmë Kreshmët e veçanta në kohën e Kovid-19, me vështirësi, vuajtje po si besimtarë e kemi shpresën në Zotin.

R.SH. - Vatikan

Vala e pandemisё na ka pёrfshirё tё gjithëve, pa dallim, pa pёrjashtim, prandaj duhet tё jemi tё bashkuar, tё jemi tё lidhur njëri me tjetrin,  sepse tё gjithё jemi në të njëjtën barkë, i përkasim njëri-tjetrit: së bashku po përballemi me këtë sprovë dhe së bashku, me ndihmën, bashkëpunimin e çdo njёrit, tё gjithё do të dalim fitimtarë nga kjo stuhi.

“Edhe Kisha katolike e vuan pandeminё e Kovid-19 duke ofruar kontributin e saj, nё kёtё situatë tё jashtëzakonshme nё tё cilёn gjendemi, nga lutja personale e komunitare e deri tek ndihma e varfёrve pёrmes Karitasit”, shprehet në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News ipeshkvi i dioqezës Prizren-Prishtinë, imzot Dodë Gjergji kujtuar se si  po “pёrjetojmё Kreshmё tё Veçanta nё kohёn e Kovid-19, me vёshtirёsi e vuajtje, po si besimtarёt e mbёshtesin shpresën nё Zotin. Kisha me kapacitetin, gatishmërinë dhe pasionin që ka vazhdon të ndihmojë e të takojë njerëzit me qëllim që çdo personi t'i japë atë që ka më të dashur, në aspektin shpirtëror, fetar, ashtu edhe në aspektin shoqërore me veprat bamirëse”.

Mbi Kishёn katolike nё Kosovё nё periudhën e Koronavirusit flasim me ipeshkvin e dioqezës sё Kosovës Prizren-Prishtinë , imzot Dodё Gjergjin

Me imzot Dodё Gjergji flasim pёr Kishёn e kёsaj kёtij vendi nё periudhën e Koronavirusit
01 prill 2020, 18:44