Kërko

Vatican News
Papa Françesku e Bartolomeu I Papa Françesku e Bartolomeu I  (Vatican Media)

Koronavirus, Bartolomeu I i shkruan Papës Françesku

Lutje, solidaritet e afërsi, shprehen nga Patriarku ekumenik i Kostandinopojës, para pandemisë së koronavirusit, që e ka mbërthyer gjithë botën.

R.SH. - Vatikan

Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I, dërgon sot dy mesazhe: njëri për Papën Françesku dhe tjetri, për presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella, ku i shpreh solidaritetin e tij popullit të Italisë, nga më të prekurit prej pandemisë së koronavirusit, që deri më sot, ka shkaktuar më se 4.800 viktima.

Në mesazhet e tij, Bartolomeu I “ngre lart frymën e sakrificës dhe të guximit, që po dëshmohet nga i gjithë personeli i shëndetit publik italian, si edhe shpreh mirënjohjen e tij për përpjekjet e jashtëzakonshme, që po bëhen për të ndihmuar gjithë të sëmurët”.

Njëkohësisht, Patriarku tregon afërsinë e tij me familjarët e “gjithë vëllezërve, që e kanë humbur betejën kundër këtij virusi të pabesë” e nënvizon se “gjatë Kreshmëve do t’i lutet vazhdimisht Zotit e Shëlbuesit tonë Jezu Krisht, të kujdeset për të sëmurët, t’u japë pushimin e amshuar atyre, që kanë humbur jetën dhe ngushëllimin, të afërmve”.

23 mars 2020, 14:11