Kërko

Vatican News
 Mons Rrok Gjonlleshaj - arcivescovo di Bar - Tivar, Montenegro Mons Rrok Gjonlleshaj - arcivescovo di Bar - Tivar, Montenegro 

Imzot Rrok Gjonlleshaj: në kohën Kovid-19 Kisha afër çdo personi në vështirësi

Imzot Rrok Gjonlleshaj, kryeipeshkëv i Tivarit e Administrator Apostolik i dioqezës së Kotorit, në Mal të Zi, flet për gjendjen e këtyre dy Kishave dioqezane në kohën e Koronavirusit.

R.SH. - Vatikan

Si e gjithë shoqëria edhe Kisha katolike, kudo, përballet me pandeminë. Imzot Rrok Gjonlleshaj, kryeipeshkëv i Tivarit e Administrator Apostolik i dioqezës së Kotorit, në Mal të Zi, flet për gjendjen e këtyre dy Kishave dioqezane  e tërë territorin malazez, në kohën e Koronavirusit.

Në këtë situatë të krijuar nga Kovid-19  edhe ne po u përmbahemi masave që kanë marr autoritetet e vendit, për të kontrolluar e luftuar virusin. Deri tani kemi disa raste me koronavirus në Tuz, komuniteti françeskanëve njofton se deri tani të gjithë janë mirë, por duhet një kujdes tejet i madh për ta përkufizuar përhapjen e virusit. Komunitetet tjera deri tani nuk kanë pasur raste infektimit.

Krahas lutjes, Kisha këtu, përmes Karitasit kombëtar e atij dioqezan,  janë tejet aktivë e vazhdojnë të interesohet e t’i ndihmojë të varfërit. Pra, si Kishë vazhdojmë të kremtojmë Meshët pa besimtarë, vazhdojmë me lutjet tona, duke i kërkuar Zotit të na mbrojë të gjithëve nga kjo pandemi. Kremtimi Meshëve, lutja e Rruzares transmetohen përmes Radio Marisë, e në shumë famulli edhe në FB e internet. Kështu që besimtarët e ndjejnë afërsinë e lidhjen shpirtërore.

Prandaj, te gjithe ata qe perjetojne me veshitersi kete periudhe, Imzot Rrok Gjonlleshaj i fton, ashtu siç na mëson e tregon me shembullin e tij Papa Françesku, t’i drejtohen Zotit, të kenë besim e shpresë në Të, t’i zbatojnë udhëzimet e autoriteteve, ta ruajnë veten e t’i mbrojnë të tjerët nga infektimi me kovid-19.

Mbi këto e tjera ta dëgjojmë imzot Rrok Gjonlleshajnë në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News... 

Imzot Rrok Gjonlleshajnë në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit
31 mars 2020, 15:18