Kërko

Vatican News
 Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari – Albania Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari – Albania 

Imzot Massafra: në kohën e Kovid-19 impenjim të përbashkët, të përforcuar nga shpresa në Zotin

Imzot Angelo Massafra flet për situatën në kryedioqezën metropolite të Shkodër-Pultit në kohën e Koronavirusit, ripohon afërsinë e tij personale, si kryeipeshkëv, atë të meshtarëve, rregulltarëve e motrave rregulltare me besimtarët, duke siguruar kremtimin e Meshëve, vazhdimin e lutjes, për popullin e për mbarë vendin.

RSH. - Vatikan

Imzot Angelo Massafra flet për situatën në kryedioqezën metropolite të Shkodër-Pultit në kohën e Koronavirusit, ripohon afërsinë e tij personale, si kryeipeshkëv, atë të meshtarëve, rregulltarëve e motrave rregulltare me besimtarët, duke siguruar kremtimin e Meshëve, vazhdimin e lutjes, për popullin e mbarë vendin.

Imzot Massafra falënderon Radio Marinë, televizionet e Shkodrës e të gjithë ata që përmes internetit vazhdojnë të kremtimet Eukaristike, lutjet duke u mundësuar besimtarëve të marrin pjesë shpirtërisht. “Ne na mungojnë shumë besimtarët, afërsia e prania e tyre fizike, e jam i bindur se edhe atyre u mungojnë meshtarët e motrat rregulltare”, por në këtë periudhë të veçantë vazhdojmë lidhjen tonë shpirtërore, të ngushëlluar nga feja, shpresa e dashuria në Zotin. Gjatë kësaj situata, t’i vlerësojmë më shumë vlerat, të meditojmë Fjalën e Zotit, të përforcojmë lutjen.

Imzot Angelo Massafra kujton meshtarin italian që shërbeu në kryedioqezën e Shkodrës nga viti 1993 deri më 2014 dom Michealngelo Braga, i cili dje ndërroi jetë në Brescia.

Kryeipeshkvi Shkodrës fton të gjithë të qëndrojnë në shtëpi, t’i respektojnë masat që kërkojnë autoritetet shëndetësore  e qeveritare, për të luftuar së bashku virusin. “Jemi në duar të Zotit, e kjo është e vërtet, po mos të harrojmë të bëjmë atë që na takon ne, atë që është në duar tona”, pohon Imzot Massafra duke i ftuar besimtarët të kenë besim e shpresë në Zotin e Jetës.

Mbi këto e tjera ta dëgjojmë imzot Angelo Massafrën në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News...

Ta dëgjojmë imzot Angelo Massafrën në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit
31 mars 2020, 12:47