Kërko

Vatican News
2018.10.24 Mons Gjergj Meta vescovo di Rreshen Albania 2018.10.24 Mons Gjergj Meta vescovo di Rreshen Albania 

Imzot Gjergj Meta: të bashkuar ta luftojmë Covid-19, me lutje e solidaritet

Në këtë kohë Kreshmësh e të koronavirusit, meshtarët, të cilëve Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë u janë drejtuar me një Letër falënderimi e inkurajimi, kanë një mision të rëndësishëm për të ushqyer shpresën në ndihmën e Zotit dhe për të përforcuar solidaritetin në shoqërinë e prekur nga plaga e epidemisë. Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë, çdo mbrëmje, përmes Radio Marisë, i lutet Zotit për shpëtimin e popullit shqiptar e të mbarë njerëzimin nga koronavirusi.

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvi i Rrësheni Imzot Gjergj Meta flet mbi përvojën e komunitetit katolik në Shqipëri në kohën e Covid-19,  per Letrën e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë drejtuar klerit të vendit, e rekomandon të përforcojmë besimin e shpresës në Zotin, posaçërisht përmes uratës e lëmoshën, do të thotë vëmendjen e ndihmën ndaj të varfëve, posaçërisht në kohën e Kreshmëve e të Koronavirusit.

Në kohën e pandemisë, kohë e vështirë për mbarë njerëzimin, Ipeshkvijtë e Kishës katolike në Shqipëri i ftojnë besimtarët t’u përmbahen masave të autoritetet shëndetësore e qeveritare, për të luftuar së bashku përhapjen e Covid-19, pa harruar lutjen personale ndaj Zotit dhe solidaritetin ndaj të afërmit, posaçërisht ndaj më të varfërve.

Në këtë kohë Kreshmësh e të koronavirusit, meshtarët, të cilëve Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë u janë drejtuar me një Letër falënderimi e inkurajimi, kanë një mision të rëndësishëm për të ushqyer shpresën në ndihmën e Zotit dhe për të përforcuar solidaritetin në shoqërinë e prekur nga plaga e epidemisë.

Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë, çdo mbrëmje, përmes Radio Marisë, i lutet Zotit për shpëtimin e popullit shqiptar e të mbarë njerëzimin nga koronavirusi. Nesër e të premten e ardhshme do të bashkohen me Papën Françesku në lutjen e Atynës.

Më  tepër  të ndjekim bisedën e dom David Gjugjës me Imzot Gjergj Metën, Ipeshkvin e Rrëshenit e Sekretarin e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë...

Të ndjekim bisedën e dom David Gjugjës me Imzot Gjergj Metën
24 mars 2020, 13:32