Kërko

Papa me një grup fëmijësh tajlandezë (2019) Papa me një grup fëmijësh tajlandezë (2019) 

Gati një e pesta e botës është katolike. Numri rritet me 6%

Katolikët në botë kalojnë nga 1.254 milion në 1.329 milion të pagëzuar. Sipas të dhënave të Zyrës Qendrore të Statikave të Kishës, që i referohen vitit 2018, numri i katolikëve është rritur me 6%, por pakësohen meshtarët, murgeshat e rregulltarët.

R.SH. - Vatikan

Rritet numri i katolikëve në botë, që tashmë ka kapur shifrën 1 miliard e 329 milion, gati një e pesta e popullsisë botërore. Vjetari Papnor 2020 dhe Vjetari Statistik i Kishës 2018, që hartohet nga Zyra Qendrore e Statistikave të Kishës, botuar pikërisht sot, njoftojnë se të pagëzuarit janë rritur me 6%, duke e çuar përqindjen botërore në 18%. Por kjo rritje nuk është e njëtrajtshme në gjithë planetin. Shihet se e ashtuquajtura “botë perëndimore” e ka humbur disi peshën e saj specifike.

Katolikët janë rritur me 75 milion vetë, por nëse konsiderojmë numrin e përgjithshëm, 48% e tyre jeton në Amerikë, 21,5% në Evropë dhe 11,1% në Azi, ku është regjistruar një rritje e veçantë. Në krahasim me të kaluarën, është rritur numri i ipeshkvijve, që tashmë janë 5377 vetë, si edhe numri i diakonëve të përhershëm, 10% më shumë. Ndërkaq, pakësohet me 0,3% numri i meshtarëve, por shtohen thirrjet në Afrikë e në Azi; zvogëlohet me 8% numri i rregulltarëve jo meshtarë e me 7,5%, edhe numri i murgeshave. Ndërsa numri i seminaristëve pakësohet me 2%, por rritet me 15,6% në Afrikë.

25 mars 2020, 15:53