Kërko

Vatican News
Gesù Cristo Gesù Cristo 

Më 5 mars kalendari kishtar përkujton Shën Adrianin, martir

Adriani pësoi mundimet së bashku me Eubulin më 5 mars të vitit 309, ‘në vitin e gjashtë të persekutimit të të krishterëve’ , gjatë persekutimeve të Dioklecianit perandor, sipas dëshmisë së Euzebit.

R.SH. - Vatikan

Adriani pësoi mundimet së bashku me Eubulin më 5 mars të vitit 309, ‘në vitin e gjashtë të persekutimit të të krishterëve’ , gjatë persekutimeve të Dioklecianit perandor, sipas dëshmisë së Euzebit. 

Pasi shkuan të dy në Çezare të Palestinës për të ndihmuar martirët e këtij qyteti, të dy shenjtorët u zbuluan si të krishterë, u arrestuan e, si e dëshmuan pa lëkundje fenë në Krishtin, u dënuan të shqyheshin nga egërsirat në cirkus. 

Sipas rrëfimit mbi martirizimin e tij, Adriani u flak në arenë përballë një luani. Por me që bisha nuk iu afrua fare, ndonëse e nxitën me të gjitha mjetet, iu pré koka me shpatë.
Në senasarët grekë më 7 ose 8 maj kremtohet festa e Shenjtorëve Eubuli e Gjuliani, por pas studimeve të kohëve të fundit, është arritur në përfundimin se emri Gjulian është shtrembërim i emrit Adrian. 

Një gjë e tillë u vërejt edhe në Martiriologun jeronimian, në të cilin ndërmjet shenjtorëve që kujtohen më 5 mars, janë edhe Adriani e Euvoli. Në këtë rast, për shkak të shqiptimit bizantin, tjetërsohet emri i Shën Eubulit.

05 mars 2020, 13:02