Kërko

Santo Sepolcro Gerusalemme Santo Sepolcro Gerusalemme 

Më 11 mars, kalendari kishtar përkujton Shën Sofronin e Jerusalemit, Patrik

Shën Sofroni, sirian, patrik i Jerusalemit në vitin 634, jetoi në atmosferën e sulmit të Abu-Bekr, vjehrrit të Muhametit (632) dhe të kalifit Omar dhe dorëzimin e qytetit në duart e kalifit Omar, në vitin 638. Por përveç këtij armiku të Jerusalemit, Patrikut iu desh të përballonte edhe herezinë e monoteizmit. Sofroni shkroi shumë kundër herezisë, që dilte nga vetë oborri perandorak i Kostandinopojës. Vdiq pak ditë më pas.

R.SH. - Vatikan

Më 11 mars, kalendari Kishtar përkujton Shën Sofronin e Jersualemit, Patrik. Sofroni, sirian nga Damasku, u zgjodh patrik i Jerusalemit në vitin 634. Palestina e kohës së tij jetonte në atmosferën e sulmit të afërt të Abu-Bekr, vjehrrit të Muhametit (632) dhe të kalifit Omar. Vetë Sofroni atë vit nuk mundi të kremtonte, si zakonisht, Krishtlindjen në Kishën e Lindjes së Krishtit në Jerusalem, për shkak të rrethimit. 

Por përveç këtij armiku të Jerusalemit, Patrikut iu desh të përballonte edhe herezinë e monoteizmit, që propozonte një model kristologjik të paplotë e kufizues. Sipas kësaj herezie, në Krishtin ekziston vetëm një mënyrë veprimi, vetëm një energji veprimi, kundër dy natyrave të njësuara në Krishtin, asaj Hyjnore e njerëzore.

Së bashku me Maksimin, që njihet me epitetin “Rrëfyesi”, Sofroni u përpoq të luftonte, duke përdorur si armë pendën. Shkroi shumë kundër herezisë, që dilte nga vetë oborri perandorak i Kostandinopojës. Fatkeqësisht iu desh të jetonte një ngjarje tejet të hidhur: dorëzimin e qytetit në duart e kalifit Omar, në vitin 638. Vdiq pak ditë më pas. Nga ai shpëtuan vetëm disa poezi e letra.

11 mars 2020, 11:38