Kërko

Tutti i santi Tutti i santi 

Shenjtorët e javës 23 shkurt - 1 mars

Ungjilli (Mt 5,38-48) i kësaj së diele të 7-të, sipas kalendarit liturgjik, na mëson se sekreti i shenjtërisë qëndron në aftësinë tonë për ta njohur dhe pranuar Zotin si Atë. Kjo vetëdije na bën ta konsiderojmë çdo njeri si vëlla, sepse është bir i të njëjtit Hyj Atë Qiellor.

Sot është ditë e diel, 23 shkurt, e Kisha katolike kremton të Dielën e 7-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë mё 23 shkurt, kalendarit kishtar përkujton Shën Polikarpin, ipeshkëv i Smirnës e martir dhe Shën Gjyzepinen Vanini, virgjër. 

Ungjilli (Mt 5,38-48) i kësaj së diele të 7-të, sipas kalendarit liturgjik, na mëson se sekreti i shenjtërisë qëndron në aftësinë tonë për ta njohur dhe pranuar Zotin si Atë. Kjo vetëdije na bën ta konsiderojmë çdo njeri si vëlla, sepse është bir i të njëjtit Hyj Atë Qiellor. Kështu Jezusi na mëson t’i duam ata që na urrejnë, t’i falim ata që na fyejnë, t’i përqafojmë ata që na bëjnë padrejtësi, t’u buzëqeshim atyre që na sulmojnë!

Të hёnёn më 24 shkurt, kalendari kishtar përkujton Shën Sergjin, Evecin e Pjetrin, martirë. Liturgjia e ditës na kujton se duke shkuar lirisht për të takuar publikanët, mëkatarët e të sëmurët, Jezusi na tregon kuptimin e vërtetë të Ungjillit, prej nga buron thirrja për t’u penduar, që u drejtohet gjithë mëkatarëve.

Të martën më 25 shkurt, kalendari kishtar përkujton edhe Nestorin, ipeshkëv të Magjdosit e martir. Liturgjia e ditës kërkon prej nesh që t’i hapim jo vetëm veshët dhe gojën, por sidomos zemrat, që në to të hyjë bota, të hyjë dashuria, të hyjë dialogu e sidomos, njohja e vërtetë e Zotit.

Të mërkurën më 26 shkurt, bie e Mërkura e Përhime me të cilën Kisha e fillon kohën liturgjike të Kreshmëve, që është një rast i ri i volitshëm për përgatitjen tonë shpirtërore drejt Pashkëve. Me të Mërkurën e Përhime nisin edhe meditimet e kohës së fortë kreshmore, kohë që na fton të bëjmë vepra bamirësie, të pendohemi, të agjërojmë e të kthehemi në rrugën e Hyjit, duke iu lutur me gjithë zemër Zotit për të na falur, me vetëdijen se të gjithë jemi mëkatarë. Nënvizojmë se për besimtarët e Mërkura e Përhime është ditë agjërimi e lutjeje.

Gjithnjё tё mёrkurёn më 26 shkurt, kalendari kishtar pёrkujton Shën Aleksandrin e Aleksandrisë dhe Shën Faustinianin, ipeshkëv i Bolonjës. Liturgjia e ditës na kujton se Ati Hyjnor është gjithnjë te pragu, në pritje të kthimit tonë. Tek ai nuk paraqitemi si shërbëtorë, sepse një të arritur, Ai, na rijep menjëherë dinjitetin e pafundmë të bijve të vet.

Të enjten më 27 shkurt, kalendari kishtar përkujton Shën Gabrielit të Zojës së Dhimbshme, rregulltar pasionist. Liturgjia e ditës na kujton se kush shpreson në Zotin, nuk mbetet kurrë i zhgënjyer.
 
Të premten më 28 shkurt, kalendari kishtar përkujton Shën Hilarin, papë, Shën Romanin, abat e Shën Osvaldin. Liturgjia e ditës na kujton se banorët e Ninives, pasi dëgjuan predikimin e Jonës, u penduan; edhe Mbretëresha e Sabës e dëgjoi me vëmendje dijen e Salomonit. Ndërsa kush i kundërvihet Jezusit, s’bën tjetër veçse të tregojë masën e arrogancës e të mbrapshtisë së vet.
 
Të shtunën më 29 shkurt, kalendari kishtar përkujton Shën Feliçin, Papë dhe Shën Albinin, ipeshkëv i Anzhé. Në liturgjinë e ditёs jehon fuqimisht britma e mëkatarit të penduar drejtuar Zotit: “Dëgjoje, o Zot, të varfërin që të lutet!”.

Të dielën e ardhshme mё 1 mars, Kisha katolike do tё kremtojtё Dielёn e Parё tё kohёs sё Krezhmёve, gjithnjё mё 1 mars, kalendari kishtar pёrkujton shën Feliksin III, papër e shën Albinin, ipeshkëv. Liturgjia e kësaj së diele na fton të besojmë në Jezusin në të cilin kemi burimin e jetës së re, e me Të dhe në Të mund të fitojmë mbi të keqen e ta asgjësojmë vdekjen, të udhëhequr nga forca e Shpirtit Shenjt.

23 shkurt 2020, 09:07