Kërko

Vatican News
  Bibla: Fjala e Zotit Bibla: Fjala e Zotit 

Lutje për Vitin e Ri

Lutje falënderimi drejtuar Zotit për një vit të ri, që na hap para shtigje të pashkelura, të panjohura....

R. SH. - Vatikan

Të falënderoj, o Zot,

më dhe hirin të shkel në shtigjet e pashkelura,

të një viti të ri.

Koha para meje

është libër me faqe të bardha

ku unë do të shkruaj:

ndihmomë të shkruaj ç’është e drejtë,

e mirë, e bukur, e vërtetë;

që Viti im i ri, kur të bëhet Vit i vjetër,

të jetë i denjë  për t’u lexuar prej teje.

Më mbaj ndër krahë

çdo ditë të këtij viti,

që drita e fytyrës sate,

të ndriçojë mbi timen.

Më mbaj në krahë

si të mbajti ty Maria

që  të mos më pengohet këmba

e zemra lodhje të mos ndjejë.

Më merr ndër krahë,

e kështu çdo ditë

 t’i besoj gëzimet

por dhe ligështitë

që rëndë peshojnë mbi shpirt.

Më merr, si Maria, e Viti,

i ri do të mbetet gjithnjë

deri në ditë të fundit,

kur ndërrohen kalendaret!

05 janar 2020, 11:48