Kërko

Vatican News
 Tension në Burkina Faso Tension në Burkina Faso  (AFP or licensors)

Sulmohet një kishë protestante në Burkina Faso. Ipeshkvijtë: persekutimi vijon

Një grup njerëzish të armatosur hynë në një kishë protestante, ku vunë në shënjestër edhe meshtarin. U goditën disa fëmijë të pranishëm në funksion. Imzot Justin Kientega, ipeshkëv i Ouahigouya, flet për “persekutim në vijim”.

R. SH. - Vatikan

Burkina Faso vijon të goditet nga dhuna xhihadiste. Sulmi ndodhi dje, në Fouturi, në një kishë protestante, gjatë njërit prej kremtimeve fetare të së dielës. Të paktën 14 vetë - ndërmjet të cilëve edhe disa fëmijë - humbën jetën, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur. Zona është sulmuar edhe herë të tjera  nga ana terroristëve të lidhur me Al Kaedën e Isisin.

Sulm i kryer nga dhjetë njerëz të armatosur

Sulmi u krye nga një grup prej dhjetë vetësh të armatosur, që nisën të kërcënojnë kremtuesin dhe fëmijët e pranishëm në funksion. Më pas   focat e sigurisë u vunë në ndjekje të vrasëve, që ikën me motoçikleta. Në Burkina Faso sulmet e armatosura me vulë xhihadiste mbi vendet e krishtera, janë gjithnjë më të shpeshta e focat e sigurimit nuk mund t’ua presin hovin vrasësve, për mungesë njerëzish e mjetesh.  

02 dhjetor 2019, 14:56