Kërko

Vatican News
Vangelo di domenica, Giovanni Battista Vangelo di domenica, Giovanni Battista 

E diela III e Kohës së Ardhjes: Lutje

Profeti pret Mesinë,/Mesia nderon Profetin,/Po ai nuk mund të rrijë pa e pyetur:/“Je ti Mesia?/..Ti, Jezus, s’do vetëm fjalë të bukura,/ vetëm citime të urta./ Prandaj i fton të gjithë/ t’i sjellin sytë përreth / e të presin të renë,/që mungullon;/ ta kapin në fluturim gëzimin…:/

R.SH. - Vatikan

Nga Ungjilli sipas Mateut  (Mt 11, 2-11)

2 Tashti, kur Gjoni dëgjoi në burg për veprat e Krishtit, dërgoi nxënësit e vet 3 për ta pyetur: ‘A je ti ‘Ai që do të vijë’, apo duhet të presim një tjetër?’ 4 Jezusi iu përgjigj: ‘Shkoni e tregojini Gjonit çka po dëgjoni e çka po shihni: 5 Të verbërit po shohin, të shqeptit po ecin… të varfërve po u predikohet Ungjilli. 6 I lumi ai që nuk e bjerr besimin në mua!’ 7 Kur shkuan ata Jezusi filloi t’i flasë turmës për Gjonin: ‘Çka dolët të shihni në shkreti? Kallamin që e luhat era? 8 …Njeriun që vishet me petka të bukura?… 9 …një profet? Po, po ju them: edhe më tepër se një profet”.(...)

Profeti pret Mesinë,

Mesia nderon Profetin,

Po ai nuk mund të rrijë pa e pyetur:

“Je ti Mesia?

Po realizohen premtimet?

A mund ta shuaj zërin

tani që erdhi Drita?:

“Je ti ai që duhet të vijë,

a duhet të presim një tjetër?”.

Ti, Jezus, s’do vetëm fjalë të bukura,

vetëm citime të urta.

Prandaj i fton të gjithë

t’i sjellin sytë përreth  

e të presin të renë,

që mungullon;

ta kapin në fluturim gëzimin:

gëzim të sëmurësh,

që shërohen;

gëzim të përulurish,

që ngrenë kokën lart;

të pashpresësh,

që nisin të shpresojnë

e të besojnë në kumtin e madh.

 

Por s’mund të mos e vlerësosh

atë që bëri Profeti për ty.

për Mbretërinë.

Sepse është ai, që udhën ty ta hapi…

Ai, që në dritën ngultas besoi

edhe kur shihej

vetëm një rreze e mekur.

Ai, që guxoi të bërtiste,

të qortonte,

ta padiste të keqen.

E pra e dinte çka e priste:

e priste vdekja.

E prap se prap

pa frikë e kumtoi të renë

para se të mbërrinte,

duke vënë në lojë vetë jetën

për një mision,

që dukej i pamundur!    

15 dhjetor 2019, 17:11