Kërko

Vatican News

Në Ditën e Flamurit vijojnë lëkundjet e tërmetit, gjendja e vështirë në Durrës e Thumanë

Kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, e ka caktuar datën e nesërme, e premte, 29 nëntor, “si ditë të veçantë lutjeje dhe agjërimi për t’i kërkuar Hyjit, që mund të ndalë edhe ligjet e natyrës, ta çlirojë vendin dhe popullin tonë nga plaga e tërmetit”. Nga Durrësit na njofton famullitari i Kishës së Shën Dominikut, At’ Caruana.

R.SH. - Vatikan

Në ditën që Shqipëria duhej të festonte përvjetorin e Pavarësisë apo Ditën e Flamurit, vijojnë lëkundjet e tërmetit dhe gjendja e vështirë në Durrës e Thumanë. Edhe sot, njerëzit e tmerruar dolën me vrap në rrugë për shkak të tërmetit prej 5.1 ballësh, që ra paradite e u dëgjua si në Durrës, ashtu edhe në Tiranë. Ndërkaq, bilanci i viktimave shtohet gjithnjë e më shumë. Deri tani, numri i tyre ka arritur në 40 vetë, ndër të cilët edhe fëmijë e të rinj. Emrat janë publikuar nga mjetet e shtypit.

Pra, është rritur frikshëm bilanci tragjik i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë. Forcat e ndryshme të ndihmës po kërkojnë e mundohen të nxjerrin nga rrënojat disa persona të mbijetuar, ndërsa po përpiqen të komunikojnë me personat që ndodhen nën rrënoja. Situata është kritike, krahas viktimave, duhen sistemuar njerëzit që janë pa strehë e duhen ndihmuar edhe në aspektin shëndetësore e më shumëçka tjetër, po nga Durrësit të dëgjojmë njoftimin e dëshminë e famullitarit të Kishës së Shën Dominikut, Atë Bernard Caruana.....

Te dëgjojmë njoftimin e famullitarit të Kishës së Shën Dominikut, Atë Bernard Caruana.....

Kisha Katolike pranë të dëmtuarve

Kisha Katolike është e pranishme me vullnetarë nga të gjitha dioqezat e Shiqpërisë, pranë të dëmtuarve. Besimtarët kanë sjellë ushqime e veshmbathje me shumicë, të cilat janë çuar tashmë në Thumanë e Durrës nga grupet e Karitaseve dioqezane, që i janë përgjigjur thirrjes së Karitasit Shqiptar dhe janë të pranishëm për ndihmë në zonën e tërmetit. Ndërkaq, autoritetet e Tiranës kërkojnë që të ndalet grumbullimi i ushqimeve, pasi janë plotësuar e tejkaluar kërkesat. Bëhet thirrje për të kontribuar financiarisht, gjë që mund të bëhet përmes llogarive bankare, që qeveria ka vënë në dispozicion në platformën dixhitale të Shqipërisë.

Edhe Karitasi Shqiptar ka bërë thirrje për një kontribut financiar, sipas mundësive, duke publikuar në faqen e tij në internet “caritasalbania.org” llogaritë bankare ku mund të derdhet një kontribut në lek, në euro dhe në dollarë. 

LEK
Name: CARITAS SHQIPTAR
Bank account: 30473131831 LEK
IBAN: AL10208112040000030473131831

Swift code: USALALTR

EURO
Name: CARITAS SHQIPTAR
Bank account: 30473131829 EURO
IBAN: AL64208112040000030473131829

Sëift code: USALALTR

USD
Name: CARITAS SHQIPTAR
Bank account: 30473131830 USD
IBAN: AL37208112040000030473131830

Sëift code: USALALTR

Lutje e agjërim. Flet imzot Frendo

Ndërkaq, në shumë kisha, besimtarët katolikë janë mbledhur në lutje e meshtarët kanë kremtuar meshë të veçanta për kohën e tërmetit. Dje, është kremtuar meshë për viktimat e tërmetit në kishën e Zojës së Shkodrës, në shumë kisha të tjera është thënë Rruzarja dhe janë organizuar lutje, në të cilat kanë marrë pjesë shumë besimtarë. Kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, e ka caktuar datën e nesërme, e premte, 29 nëntor, “si ditë të veçantë lutjeje dhe agjërimi për t’i kërkuar Hyjit, që mund të ndalë edhe ligjet e natyrës, ta çlirojë vendin dhe popullin tonë nga plaga e tërmetit”.

Kështu thuhet në letrën e kryeipeshkvit për besimtarët, e cila përfundon me fjalët: “Dashtë Hyji që, me ndërmjetësinë e Pajtores së popullit shqiptar, Nënës së Këshillit të Mirë, shenjtes Nënë Tereza dhe Martirëve tanë të lumë, Vinçenc Prennushi me shokë, ta dëgjojë lutjen tonë” e të na ndihmojë që ta kthejmë këtë përvojë në thesar solidariteti e përkrahje reciproke, si familje e Zotit. Por le të dëgjojmë vetë imzot George Frendon, në lidhje telefonike me ne nga Tirana, ku po koordinon ndërhyrjen e Kishës Katolike në zonat e tërmetit….

Dëgjo imzot Frendon...
28 nëntor 2019, 14:11