Kërko

Vatican News
Earthquake strikes Albania Earthquake strikes Albania 

Imzot Massafra: jam afër viktimave, lutem për të vdekurit

Presidenti i Karitasit Shqiptar e kryeipeshkvi i Shkodër-Pulit, Imzot Angelo Massafra shpreh afërsinë e tij me ata që janë goditur nga tërmeti.

R.SH. - Vatikan

Presidenti i Karitasit Shqiptar dhe kryeipeshkvi i Shkodër-Pulit, Imzot Angelo Massafra shpreh afërsinë e tij me të gjithë ata që janë goditur nga tërmeti në Shqipëri. Kisha katolike e Shqipërisë vijon ta ndjekë nga afër situatën e të dëmtuarve nga tërmeti në zonën e Durrësit e zona tjera të Shqipërisë, me lutje dhe me shenja konkrete solidariteti. Pasi të ketë përfunduar etapa e ndihmës, në zonat e dëmtuara, do të jetë e nevojshme të fillojë menjëherë përpjekja e përbashkët për të garantuar rindërtimin e shtëpive të rrënuara dhe për t’u kthyer përsëri në jetën normale.

Sot nga Athina, ku merr pjesë në Asamblenë e Ipeshkvijve të Evropës, Imzot Angelo Massafra dërgon fjalë ngushëllimi e inkurajimi të gjithë atyre që janë goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Imzot Massafra shkruan: Dëshiroj t'i dërgoj përshëndetjen dhe afërsinë time popullit shqiptar që ka vuajtur aq shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë i Evropës që kam dashur të vizitoj.  Jam afër viktimave, lutem për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet. Zoti bekoftë këtë popull që e dua aq shumë” 

Ngjarjet Kisha Katolike Shkodër-Pult 26 nëntor 2019

Nga Athina, ku këto ditë po marr pjesë në Asamblenë e Ipeshkvijve të Europës mbi temën e shpëtimit të krijesës, marr pjesë me dhimbje në gjendjen e krijuar mbas fatkeqësisë natyrore që ka goditur tokën tonë, duke shkaktuar viktima e dëme të konsiderueshme materiale.
Jam pranë familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre dhe kanë pësuar dëme materiale.
Do jenë të gjithë të pranishëm në lutjet e mia dhe në mirësinë e Zotit të mëshirshëm; por në të njëjtën kohë, si President i Caritas Shqiptar, garantoj përfshirjen aktive të kësaj strukture në lehtësimin e shqetësimeve dhe nevojave të tyre.
Zoti pastë mëshirë dhe e ndaloftë këtë plagë që po godet në mënyrë të vazhdueshme tokën tonë dhe uroj që këto rrethana do të na ushqejnë dhe nxisin të gjithë drejt ndihmës reciproke dhe solidaritetit vëllazëror, të cilat, në momente si këto, duhet të na gjejnë më të bashkuar se kurrë.

Me çdo bekim

+ Angelo Massafra O.F.M.
Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult
President i Caritas-it Shqipetare

27 nëntor 2019, 16:18