Kërko

Tutti i Santi Tutti i Santi 

Shenjtorët e javës 13-20 tetor

Ungjilli i kësaj së diele, nga Luka (17,11-19), na rrëfen shërimin e dhjetë të sëmurëve nga gërbula bërë nga Jezusi. Një i vetëm, edhe ai i huaj, një Samaritanas, u kthye për të falënderuar bamirësin e vet, Jezusin. Ai, samaritani i huaj, bëhet për ne shembull feje e dashurie.

R.SH. - Vatikan

E Diel 13 tetor,  Kisha Katolike kremton tё Dielën e 28-të të vitit kishtar ‘C’, e gjithnjё mё 13 tetor, sipas kalendari kishtar bie përkujtimi i Shën Teofilit, ipeshkëv i Antiokisë.  Ungjilli i kësaj së diele, nga Luka (17,11-19), na rrëfen shërimin e dhjetë të sëmurëve nga gërbula bërë nga Jezusi. Një i vetëm, edhe ai i huaj, një Samaritanas, u kthye për të falënderuar bamirësin e vet, Jezusin. Ai, samaritani i huaj, bëhet për ne shembull feje e dashurie.

Tё hёnёn mё 14 tetor, kalendari kishtar pёrkujton shën Kalistit I, papë e martirLiturgjia e ditës na kujton pasuria është e destinuar nga Zoti për t’u përdorur sipas nevojave e jo thjesht për t’u grumbulluar. Prandaj, do të jetë e vështirë për ata, që s’mund të ndahen prej saj, të hyjnë në Mbretërinë e Qiellit.

Të martën më 15 tetor, kremtohet një shenjte e madhe e Kishës, karmelitania e zbathur, shën Tereza e Avilës, virgjër e dijetare. “Qoftë bekuar emri i Zotit, sot e përgjithmonë”, thonë leximet biblike. Shën Pali Apostull na kujton se Zoti do prej nesh t’i përgjigjemi lirisht, ta pranojmë pa kushte. Po të hënën, kremtohen edhe shën Barseni e shën Tekla.

Tё mërkurën më 16 tetor, bie pёrkujtimi liturgjik i shën Edvigjes, dukeshë e Polonisë, rregulltare; e shën Margaritës Alakok, virgjër dhe e shën Gerard Majelës. Liturgjia e ditës na kujton se nuk ka kuptim të tregohemi ashtu si nuk jemi. Zoti na sheh zemrën e veprat e fesë.

Tё enjten më 17 tetor, kalendari pёrkujton shën Injacin e Antiokisë, ipeshkëv e martir. Liturgjia e ditës na mëson se kush ndjek Zotin, do të ketë dritë në jetën e vet. Ka dy mënyra sjelljeje: siç na thotë instinkti i pakontrolluar dhe siç na thotë Shpirti i Hyjit. E para shqetësohet për dukjen e jashtme, e dyta, për dashurinë e Krishtit.

Tё premten më 18 tetor, kalendari kishtar pёrkujton Shën Lukёn ungjilltar.  Mjek, pajtor i artistëve, shën Luka, me Ungjillin e tij, i thur lavde Zotit në Mbretërinë Qiellore, ashtu siç bëjnë të gjithë shenjtorët me jetën e tyre. Ai mund të quhet teologu i misionit, sepse i jep rëndësi të veçantë shpalljes së Lajmit të Mirë të Krishtit.

Të shtunën, më 19 tetor, përkujtohen shën Gjoni i Brebëfit e shën Isaku Jogues, meshtarë jezuitë, martirë kanadezë, si edhe shën Pali i Kryqit, themelues i Pasionistëve. Liturgjia e ditës na kujton se koherenca ndërmjet jetës e fesë është karakteristika themelore, që Jezusi u kërkon atyre, që e ndjekin. Për këtë u dalluan shenjtorët e kremtuar në këtë ditë.

Të dielën e ardhshme më 20 tetor, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielën e 29-tё gjatë vitit kishtar, gjithnjё mё 20 tetor, kalendari pёrkujton shёn Kornelin, shën Vitalin, shën Adelinën e shën Marinё Bertila Boskardìn.  Po mё 20 tetor do tё kremtohet Dita Botёrore Misionare me temën "Të pagëzuar dhe të dërguar”"

13 tetor 2019, 16:52