Kërko

Vatican News
Muaji Misionar i Tetorit 2019 me temën: “Të Pagëzuar e të dërguar” Muaji Misionar i Tetorit 2019 me temën: “Të Pagëzuar e të dërguar” 

Imzot Peragine: Kisha në Shqipëri ka një mision të veçantë

Kisha katolike në Shqipëri e përfundon nesër, më 26 tetor, në Vlorë, Muajin Misionar të Tetorit 2019 që ka si temë: “Të Pagëzuar e të dërguar”. Ipeshkvi i Shqipërisë së Jugut, imzot Giovanni Peragine, në mikrofonin e Radio Vatikanit na shpjegon domethënien e muajit misionar në realitetin e Kishës katolike në Shqipëri.

R.SH. - Vatikan

Këtë të shtune më 26 tetor, në Vlorë, Kisha katolike në Shqipëri e përfundon Muajin Misionar të Tetorit 2019 që pati si temë: “Të Pagëzuar e të dërguar” e cila u zgjodh nga Papa Françesku për muajin misionar të tetorit 2019. Muaji misionar është rast i përshtatshëm për çdo të pagëzuar, që të ndërgjegjësohet, me hov të ri, për të bashkëpunuar në kumtimin e Fjalës e të Mbretërisë së Zotit. Prandaj, Kisha, gjatë këtij muaji misionar, i nxiti të gjithë  besimtarët ta jetojnë me gëzim misionin, duke e dëshmuar Ungjillin në ambientet ku jetojnë e punojnë. Njëkohësisht, Kisha na kujton se jemi të thirrur t’i mbështesim me dashuri, me ndihmë konkrete e me lutje, misionarët e nisur për t’u kumtuar Krishtin atyre, që akoma nuk e njohin. 

Papa Françesku i përcaktoi qartë synimet e këtij tetori misionar. “Kremtimi i këtij muaji misionar – shkruan Ati i Shenjtë Bergoglio në mesazhin e Ditës 93-të  Botërore Misionare - na ndihmon, në radhë të parë, të rizbulojmë kuptimin misionar të besimit tonë në Jezu Krishtin, fe, që na është dhuruar falas në Pagëzim. Ne i përkasim Zotit jo individualisht, por si bashkësi kishtare: nga bashkimi me Zotin, - Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt – lind një jetë e re së bashku me shumë vëllezër dhe motra të tjera. E kjo jetë hyjnore nuk është mall për t’u shitur - ne nuk bëjmë prozelitizëm - është pasuri për t’u dhuruar, për t’u komunikuar, për t’u shpallur: ky është kuptimi i misionit. Ne e morëm falas këtë dhuratë dhe falas e japim, pa përjashtuar askënd. Zoti dëshiron që të gjithë njerëzit të shëlbohen, duke arritur ta njohin të vërtetën dhe ta provojnë mëshirën e tij falë Kishës, sakrament universal i shëlbimit”.

Po t’i kthehemi kremtimin përmbyllës së muajin misionar të tetorit nga Kisha katolike në Shqipëri që mbahet këtë të diel në Vlorë. Ipeshkvi i Shqipërisë së Jugut, imzot Giovanni Peragine, në mikrofonin e Radio Vatikanit na shpjegon domethënien e muajit misionar në realitetin e Kishës katolike në Shqipëri, ta dëgjojmë...

imzot Giovanni Peragine, në mikrofonin e Radio Vatikanit na shpjegon domethënien e muajit misionar në realitetin e Kishës katolike në Shqipëri,
25 tetor 2019, 11:21