Kërko

Vatican News
DelegatitApostolik për Kosovë, Nunci Apostolik, Imzot Jean Marie Spiech DelegatitApostolik për Kosovë, Nunci Apostolik, Imzot Jean Marie Spiech 

Përfundoi vizita e Delegatit Apostolik Imzot Jean Marie Spiech në Kosovë

Përfundoi vizita e Delegatit Apostolik për Kosovë, Nuncit Apostolik, Imzot Jean Marie Spiech në Kosovë pranë dioqezës Prizren-Prishtinë. Një vizitë disa ditore tejet domethënëse ajo që bëri Imzot Jean Marie Spiech në dioqezën Prizren-Prishtinë, një rast për t’u njohur nga afër me realitetin e një Kishe të veçantë dhe të një shoqërie që vazhdon të ecën në udhën e demokracisë.

R.Sh. - Vatikan

Përfundoi dje vizita e Delegatit Apostolik për Kosovë, Nuncit Apostolik, Imzot Jean Marie Spiech në dioqezën e Prizren-Prishtinës. Kjo vizitë, disa ditore, qe një rast për Delegatin Apostolik për t’u njohur nga afër me realitetin e një Kishe të gjallë dhe të një shoqërie të veçantë kosovare që vazhdon të ecën në udhën e demokracisë, me sfida por edhe me shpresa për të ardhmen. 

Kujtojmë se Selia e Shenjtë ka Delegatin Apostolik për Kosovës, që nga viti 2011, kur Papa Benedikti emëroi më 10 shkurt 2011 Delegat Apostolik për Kishën në Kosovë, kryeipeshkvin imzot Juliush Janosh. Ndërsa Delegati i sotëm Apostolik i Vatikanit për Kosovën, Imzot Jean Marie Spiech është emëruar nga Papa Françesku më 19 marsin e kaluar. Po t’i kthehemi vizitës së Delegatit Apostolik të Selisë së Shenjtë Kosovë e nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt ...

Po më tepër nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt

Vizita e Delegatit Apostolik për Kosovë, Nunci Imzot Jean Marie Spiech

Selia e Shenjtë, përkatësisht Papët, vazhdimisht me lutje, e vizita të personave të ndryshëm i kanë qëndruar pranë vendit tonë, në kohë të vështira, por edhe tani kur Kosova po përpiqet ta ndërtoi të ardhmen e saj sa me te mire, për të qenë vend i dëshirueshëm për të gjithë pa dallim. Këtyre ditëve, nga 14 deri me 17 tetor, qëndroi ne Kosove, përkatësisht në Dioqezën Prizren-Prishtinë, Delegati Apostolik i Selisë së Shenjtë për Kosovën, Nunci Apostolik në Slloveni, Imzot Jean Marie Speich me bashkëpunëtorët e tij. Me 16 tetor, të mërkurën në Meshën Shenjte të mbrëmjes, besimtarët e shumtë në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, patën rastin që Nuncin ta shohin nga afër dhe të marrin porositë e tij dhe bekimin e shenjtë. Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, tha ne fillim te Meshës se falënderon Zotin per këtë mundësi, qe ne mesin tone ta kemi Delegatin Apostolik, duke i ofruar qe ai ta celebroj kete meshe shenjte, ne bashkemeshim me afro 30 meshtare, ne nje atmosfere  tejet madheshtore.   

“Jane meshtaret tuaj ketu dhe nje numer i mire i rregulltareve e rregulltareve , e posaqerisht i dashur ju populli i Zotit, kjo mbremje eshte feste jo per faktin qe jam une, por per arsye se eshte nje rast i vecante per ta takuar Jezu Krishtin, i cili ka themeluar jeten tone per secilin ne menyren e vet. Jemi ne kerkim te vazhdueshem per te qene me te, si ne jeten martesore ashtu edhe ne jeten meshtarake, rregulltare e njerezore, e gjithe jemi te bashkuar perballe Zotit  dhe te gjithe jemi te barabarte ‘’tha ne fillim te predikimit Delegati Apostolik, duke  theksuar ne vazhdim se, Shen Pali ka shkruar  shume bukur ku tregon  se ne diten e fundit perball Zotit nuk do te kete burra e gra, te rinj e te vjeter, por te gjithe para tij do te jemi te barabarte. ‘’Kjo eshte thirrja jone e ndershme per te qene shenjte, e udhetimi jone eshte shume i veshtire sepse jemi njerez dhe perballemi me jeten, por jemi edhe mekatare sepse secili prej nesh i ka mekatet e veta personale dhe te perseritshme. Dhe, kjo perseritshmeri e mekateve tona tregon edhe mediokritetin tone”, u shpreh Delegati Apostolik.   

Krishti thote keni kujdes!, vazhdoi Delegati, keni kujdes sepse e dini te gjithë sikurse e di edhe une se dera për te hyre ne parajse eshte e ngushtë, e me kete nënkuptojmë se duhet te bëhemi te thjeshte, shume te vegjel, e shume Shenjte per ta kaluar kete porte. “Unë nuk dua te bej një predikim per farizejte sepse vetem Hyji eshte gjykates, e une kam ardhur ne mesin tuaj, te predikoj ne kete meshe shenjte sepse me tha ipeshkvi juaj, e arsyeja eshte se predikimin ne radhe te pare ia drejtoj vetes time, e pastaj juve”, tha Delegati me thjeshtësinë e përzemërsinë e tij duke bere lutje nga shpirti per te gjithe ne qe te jemi te thjeshte e shenjte: O Zot ndihmona, o Hyj dergoje shpirtin tend, o Hyj ndihmona qe te jemi Shenjte, nxjerre nga zemra jone helmin e farizejve, jepna thjeshtesine qe eshte e jotja. Ti Hyj krijues Ati Yne qe me ke deshiruar, mesome te jem nje femije perball teje, ta ndjej nevojen per Ty, e qe te kerkoj me te vertete, ky eshte udhetimi i drejte, kjo eshte thirrja ime, kjo eshte deshira ime per ju, qe Hyji te na ndihmoj te gjitheve  Amen!, perfundoi predikimin, Delegati Apostolik duke dhene per te gjithe bekimin e tij.

Me perfundimin e Meshes, famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi, pasi falenderoj Zotin per kete dite te madhe, njoftoi per takimet qe Nunci ka pas gjate dites. “ Nunci ka takuar klerin e te pagëzuarit e rinj, pjese e Kishes se re qe po ngjallen rrenjet e tash po i japin frytet e para. Kemi degjuar sot edhe deshmi emocionuese, e i falenderojme te gjithe ata qe perpiqen ta mbajne gjalle kishen tone perhere dhe ne menyre qe kisha jone te jete deshmi e dukshme ne vendin tone ku jetojme. Edhe ne meshtaret  kemi ndare pervojat e jetes tone meshtarake, ndersa mesha e sontme ishte kulmi i kesaj dite te shenjte per cka e falenderojme Zotin tone Jezu Krishtin”, tha dom Fatmiri i cili pastaj ftoj per nje takim te perbashket ne qendren “Bogdanipolis” , per ta permbylle nje dite te mrekullueshme ne konkatedralen “Shen Nene Tereza” ne Prishtine. 

Nga Prishtina Rabie Ibrajt

17 tetor 2019, 18:24