Kërko

Vatican News
Nuk mund t’i shërbejmë edhe Zotit, edhe parasë Nuk mund t’i shërbejmë edhe Zotit, edhe parasë 

Të meditojmë me Ungjillin e së dielës XXV të vitit kishtar

Ungjilli i kësaj së diele të 25-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë 'C', vazhdon të jetë ai sipas Lukës. Kësaj radhe, liturgjia merr një pjesë nga kapitulli i 16-të, ku Jezu Krishti na paralajmëron se nuk mund t’i shërbejmë edhe Zotit, edhe mamonës, pra, parasë, interesit. Por ja një fragment nga Ungjilli:

R.SH. - Vatikan

5 ‘Sa i ke detyrë zotërisë tim?’. 6 Ai u përgjigj: ‘Njëqind masë vaj’. Mbarështuesi i tha: ‘Merre letrën tënde, ulu me të shpejtë e shkruaj pesëdhjetë!’. 7 Pastaj e pyeti të dytin: ‘Po ti sa ke detyrë?’. Ai i tha: ‘Njëqind kora grurë’. I tha mbarështuesi: ‘Merre letrën tënde e shkruaj tetëdhjetë!’. 8 E zotëria e lëvdoi mbarështuesin e padrejtë, që punoi aq me shkathtësi... 9 Unë, pra, po ju them: fitoni për vete miq me anë të pasurisë së rrejshme të kësaj bote që, kur kjo t’ju mungojë, t’ju pranojnë në banesat e amshuara…

13 Asnjë shërbëtor nuk mund t’u shërbejë njëkohësisht dy zotërinjve: sepse, ose do ta urrejë njerin e tjetrin do ta dojë, ose pas njërit do të shkojë e tjetrin do ta përbuzë. Nuk mund t’i shërbeni Hyjit dhe pasurisë”.

Të lutemi së bashku:

Edhe një herë, ti na vë përpara

vendimeve të vështira, duke na thënë troç:

“Nuk mund t’i shërbeni edhe Zotit, edhe parasë”.

E megjithatë, ne, prapë se prapë,

përpiqemi t’ia arrijmë kësaj me çdo kusht!

Kaq e pamundur është të bashkosh

besnikërinë ndaj Fjalës tënde me interesat tona,

Mbretërinë e Zotit me privilegjet tona,

solidaritetin me një rend botëror në favorin tonë?

Vërtet, a s’është e mundur të bien dakord

bizneset tona me kriteret e Tua të drejtësisë,

rregullat tona të lojës me parimet e Tua,

rendimenti i financave tona me këshillat e Tua?

 

Për ty, o Jezus, nuk ka alternativa.

Është vendim i prerë ai, që na propozon,

pa mundësi kompromisi,

pa rrugëdalje, pa shtigje të lehta e pa hile.

Është vendim i vështirë ai, që na kërkon,

sepse, në fund të fundit, Ti e di mirë,

na duhet të jetojmë ndryshe.

Nuk janë paratë, që shpojnë botën,

por dashuria për Zotin dhe për të afërmin.

Vendimet tona nuk i përcaktojnë përfitimet, që nxjerrim,

por një plan më i madh – Mbretëria –

për të cilin ia vlen të flijosh gjithçka.

Kriteret e qëndrimet nuk i vendosim ne

e as egoizmi ynë,

por gjithçka na mëson Ti, o Jezus,

gjithçka bën Ti, mënyra si sillesh Ti.

 

E, nga ana tjetër, si mund të jemi besnikë ndaj Teje

në rastin e pasurisë së vërtetë,

nëse nuk jemi në gjendje të administrojmë si duhet

as këtë, që zgjat veç një çast?

Si mund të themi se po të ndjekim

nëse pastaj, duam të kthehemi mbrapsht

për të shpëtuar çdo gjë tonën?

21 shtator 2019, 10:52