Kërko

Vatican News
Ipeshkvi Rrëshenit dhe  Sekretari përgjithshëm e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta Ipeshkvi Rrëshenit dhe Sekretari përgjithshëm e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta 

Imzot Gjergj Meta: Kisha në shërbim të popullit të Zotit e për të mirën e vendit

5-vjetori i vizitës së Papës Françeskut në Tiranë, situata shoqërore në Shqipëri dhe tetori muaji misionar, në qendër të mesazhit të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, që u shpall të premten e kaluar më 20 shtator.

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvi i Rrëshenit dhe  Sekretari i përgjithshëm të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, kujton 5-vjetorin e vizitës së Papës Françesku në Shqipëri, shtegtimim e parë papnor në një shtet të Evropës

Imzot Meta së bashku me Iipeshkvijtë e të Shqipërisë e kujtojnë këtë ngjarje me një mesazh drejtuar katolikëve dhe të gjithë njerëzve vullnet mirë në Shqipëri. Pastaj flasin për realitetin e sotëm shoqëror në vend, për njeriun dhe  të drejtat  e tij themelore, për familjen, për të rinjtë, që po largohen nga vendlindja, për krijimin e vendeve të reja të punës, për ngritjen e nivelit të arsimit dhe të shërbimit të shëndetësisë, për uljen e tensionit social dhe ndërmarrjen e dialogut, për t’u përgjigjur sfidave që ka vendi dhe për t’i dhënë fund tranzicionit.

Ipeshkvijtë e të Shqipërisë siguruojnë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kishës, në të gjitha fushat e jetës shoqërore, për të mirën e përbashkët. Pastaj u kujtojnë besimtarëve, se gjatë tetorit të ardhshëm, kremtohet muaji i jashtëzakonshëm misionar, të cilin Papa e ka shpallur për të gjithë Kishën Katolike, duke “porositur që si të krishterë, së bashku me ipeshkvijtë, të gjenden mënyra të reja të pranisë dhe veprimtarisë në shoqërinë shqiptare”. 

“Ne jemi bartës të një mesazhi shprese dhe dashurie për të gjithë njerëzit në emër të Krishtit. Prandaj nuk duhet të kemi frikë si Kishë dhe si të krishterë të dalim jashtë, prej frikës, e të provojmë rrugë të reja misionare. Po më hollësisht në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News ta dëgjojmë ipeshkvin e Rrëshenit dhe  Sekretarin e përgjithshëm të Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta...

Në mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News ta dëgjojmë imzot Gjergj Metën
20 shtator 2019, 18:38