Kërko

 Mons George Frendo, arcivescovo di Tirana, Albania Mons George Frendo, arcivescovo di Tirana, Albania 

Imzot Frendo kremton 13-të vjetorin e shugurimit ipeshkëvnor, thirrje klasës politike të vendit

Imzot Frendo, kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit, kremtoi 13-të vjetorin e shugurimit ipeshkëvnor. Në homelinë e Meshës, kremtuar në Katedralen e Shën Palit, i bëri thirrje klasës politike të vendit për të dalur nga tuneli e për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike e shoqërore.

R.SH. -Vatikan

Imzot  George Frendo, kryeipeshkëv i Kishës dioqezane metropolite Tiranë-Durrës, sot kujton 13-të vjetorin e shugurimit ipeshkëvnor. “Çdo autoritet në Kishë është për shërbimin e Zotit dhe popullit”, thotë Imzot Frendo duke kujtuar këto vite si ipeshkëv në shërbim të popullit e të Kishës. Një meshtar e ipeshkëv duhet të jetë gjithmonë pranë popullit e në mesin e popullit.

Kështu, i rrethuar nga kleri, misionarët, misionaret, motrat rregulltare, besimtarët e bashkëpunëtorët, Imzot Frendo, me kremtimin e Meshës, në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit,në Tiranë, e falënderoi Zotin, i cili, për trembëdhjetë vjet, i dha nderin t’i shërbejё Atij dhe popullit të Tij si ipeshkëv. Fjalët e Shën Agostinit, “për ju jam ipeshkëv, por me ju jam i krishterë” e përmbledhin më së miri misionin ipeshkëvnor të Imzot Frendo në udhëheqjen e Kishës dioqezane të Tiranë-Durrësit.

Aktualisht Kisha dioqezane e Tiranë-Durrësit është në fazën e kremtimit të Sinodit dioqezan, ndërsa bariu saj, imzot Frendo, vazhdon edhe me vizitat baritore nëpër komunitet e ndryshme të famullive kishtare. Sinodi është rast i volitshëm për t’i lexuar shenjat e kohërave e  për të vazhduar në zbatimin e vullnetit të Jezu Krishtit, pohon imzot Frendo. Pastaj, homeline e sotme imzot Frendo u drejtohet klases udheheqese e pohon

Imzot Frendo, nё homelinё Meshës, bashkёkremtuar sot me klerin, me rastin e 13-vjetorit tё shugurimit tё tij ipeshkёvnor,  i nxitur nga dashuria për popullin dhe vendin, u ndal te “situata aktuale politike në Shqipëri , e cila - sipas tij - gjendet në një tunel, nga ku jo vetëm qё nuk shohim asnjë dritë, por nuk gjejmë as një rrugëdalje nga tuneli”.  "Ndërhyrja nё sferën e politikës nga Kisha – tha imzot Frendo – vjen nga “dashuria qё kemi për vendin tonë, prandaj duam “të flasim për të mirën e popullit”. Prandaj, “ёshtё urgjente që partitë tona politike të shohin vetveten, duke pranuar gabimet e tyre në të kaluarën..., sepse gabime të mëdha janë kryer nga njëra anë dhe nga tjetra. Atëherë të kenë guximin t’i japin dorën njëri tjetrit, të bindur se duhet të kërkojnë të mirën e përbashkët, që ka përparësi mbi të mirën e partisë ose të mirën personale, dhe të angazhohen për atë paqe që vendoset mbi themelet e drejtësisë”.

Po ta dëgjojmë dëshminë e imzot George Frendos nga Tirana në mikrofonin e Elidon Dodaj, realizuar për redaksisë shqipe të Radio Vatikanit - Vatican News ...

Imzot George Frendo kremton 13-të vjetorin e shugurimit ipeshkëvnor

Ja edhe dëshmia qe realizuam me Imzot Frendon para 13-vjetësh, pikërisht me rastin e emërimit  të tij ipeshkëvnor. Ta dëgjojmë 

Ja edhe dëshmia qe realizuam me Imzot Frendon para 13-vjetësh, pikërisht me rastin e emërimit të tij ipeshkëvnor.
23 shtator 2019, 17:18