Kërko

shën Gjon Pali II shën Gjon Pali II 

Meshë për të kujtuar Papën Wojtyla, para 40 vitesh në Marmolada

Sot në orën 11, në Punta Rocca të Dolomiteve, në Itali, u kremtua një meshë për të kujtuar vizitën e Papës shenjt Gjon Pali II në majën e Marmoladës, grupit malor më të lartë.

R.SH. - Vatikan

Mesha u kremtua nga ipeshkvi i Belluno-Feltre, imzot Renato Marangoni, në shpellën-kapelë të Zojës së Dëborës, ku ruhet akoma shtatorja e bekuar nga Papa polak, në vitin 1979.

         Pamjet e vizitës emocionuese të Wojtylës ndër majat dhe borën e Marmoladës janë ngulitur mirë në kujtimet e vendasve, por edhe të shumë shtegtarëve. Me këtë rast, “Marmolada – Move to the Top” paraqiti një video për të rijetuar atë 26 gusht 1979, përmes kujtimeve të Lino Zani-t, udhërrëfeyesit dhe shoqëruesit të Papës, që i deshi aq shumë dëborën dhe skitë. 

26 gusht 2019, 18:18