Kërko

Imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv nderi i Tivarit Imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv nderi i Tivarit 

Imzot Zef Gashi dhe libri i tij “Kujtimet e mia”: dëshmi e një jete në shërbim

Një jetë në shërbim të Kishës Katolike, duke u përkujdesur vazhdimisht për popullin e Zotit n5 Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi: këtë gjejmë në librin "Kujtimet e mia" të imzot Zef Gashit, që u paraqit këto ditë në Prishtinë.

R.SH. - Vatikan

U paraqit në Prishtinë libri “Kujtimet e mia”, me autor kryeipeshkvin e nderit të Tivarit, imzot Zef Gashi. Pikërisht në ditën e 50-vjetorin të meshtarisë, ai që qe famullitari i parë shqiptar i Prishtinës, u dorëzoi lexuesve një tekst të ndarë në pesë kapituj – katër periudha kryesore të jetës së tij kaluar në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi, si edhe (në kapitulin e pestë) 10 personalitete të takuara gjatë misionit meshtarak e ipeshkvnor, ndërmjet të cilëve, nuk mund të mungonin dy shenjtorë të kohës: shën Gjon Pali II e Nënë Tereza. Por le të dëgjojmë si u zhvillua takimi për paraqitjen e librit, në informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina…

Dëgjo informacionin e Rabije Ibrajt...
04 gusht 2019, 09:45