Kërko

 Bazilika e Varrit Shenjt  në Jeruzalem Bazilika e Varrit Shenjt në Jeruzalem 

Toka e Shenjtë: kremtohet Kushtimi i Bazilikës së Varrit të Krishtit

“Ky është vendi, në të cilin lavdërimi ynë ndaj Zotit nuk duhet të pushojë kurrë. Këtu alleluja, kënga e gëzimit dhe e lavdërimit, nuk duhet të shuhet kurrë!”: me këto fjalë, Rojtari i Tokës së Shenjtë, atë Francesco Patton, kryesoi sot kremtimin e Solemnitetit të Kushtimit të Bazilikës së Varrit Shenjt në Jeruzalem.

R. SH. - Vatikan

Riti liturgjik i Kushtimit, që parashikon si vajosjen e altarit e të mureve të ndërtesës, ashtu edhe kemimin, është i nevojshëm, sepse Kisha duhet të jetë simbol unik i tempullit, që është Korpi i Krishtit, i formuar nga të pagëzuarit. I kremtuar vetëm gjatë përurimeve të ndërtesave të kultit, në Jeruzalem, përvjetori i riti liturgjik kujtohet që prej 870 vjetësh.

Historia e Bazilikës

Bazilika e Anastasis apo e Varrit Shenjt, ndërtuar nga perandori Kostandin dhe nëna e tij, Shën Helena, u kushtua  në shtator të vitit 355. Ndërsa kjo e sotmja, është një grumbull ndërtesash të kohës së Kostandinit e edhe të kryqtarëve, që u kushtua më 15 korrik të vitit 1149. Bazilika përmbledh vendet e lidhura me vdekjen e ngalljen e Jezusit, duke nënvizuar  unitetin e dy mistereve. Misteret që u kryen në këtë vend, e bënë shenjt, prandaj ky solemnitet  kremton e përsërit gëzimin e Pashkëve.

Mision i jashtëzakoshëm

“Falënderojmë Zotin Atë, Bir e Shpirt i Shenjtë – përfundoi atë Patton - për këtë thirrje të mrekullueshme e për këtë mision të jashtëzakonshëm, që na u dhurua: “Ta ruajmë këtë vend, të banojmë në këtë këtë vend, të kremtojmë në këtë vend!”.

15 korrik 2019, 17:47