Kërko

Samuel Ramaj, Seminarista albanese e i seminaristi, seminario di Scutari Samuel Ramaj, Seminarista albanese e i seminaristi, seminario di Scutari 

Samuel Ramaj: të pranosh thirrjen e shenjtë do të thotë të ecësh me gëzim gjurmëve të Jezusit

Seminaristi nga dioqeza Prizren-Prishtinë Samuel Ramaj, që sapo ka përfunduar formimin e tij pranë Seminarit Ndërdioqezan “Zoja Këshillit Mirë” në Shkodër, në mikrofonin e redaksisë shqip rrëfen thirrjen drejt meshtarisë, tashmë afër ditës së shugurimit të tij diakonal, më 8 gushtin e ardhshëm në Kishën Katedrale “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, e flet për bukurinë e thirrjes në udhën e meshtarisë, dhuratë e mrekullueshme e Zotit.

R.SH. - Vatikan

Tashmë ka përfunduar viti shkollor e edhe viti i formimit të të rinjve pranë Seminarit Ndërdioqezan “Zoja Këshillit Mirë” në Shkodër, që kanë ndërmarrë udhën drejt meshtarisë dhe jetës rregulltare a të jetës së përkushtuar Zotit.

Ne shfrytëzuam rastin për folur për Thirrjet e Shenjta me një të ri, që është seminaristi Samuel Ramaj, nga dioqeza Prizren-Prishtinë. E të flasim mbi rëndësinë dhe bukurinë e thirrjes së shenjt, që do thotë të pranosh thirrjen e Zotit, të ecësh udhës së pjekurisë së vokacionit e të formimit njerëzor e intelektual.

Seminaristi nga dioqeza Prizren-Prishtinë Samuel Ramaj, sapo ka përfunduar formimin e tij pranë Seminarit Ndërdioqezan “Zoja Këshillit Mirë” në Shkodër, në udhën drejt meshtarisë, është tashmë afër ditës së shugurimit të tij diakonal, më 8 gushtin e ardhshëm në Kishën Katedrale “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në mikrofonin e redaksisë shqipe ta dëgjojmë dëshminë e Samuell Ramajt mbi bukurinë e thirrjes së tij në udhën e meshtarisë, dhuratë e mrekullueshme e Zotit...

Ta dëgjojmë dëshminë e seminaristit Samuell Ramaj
04 korrik 2019, 09:10