Kërko

Centro migranti di Tajoura  Centro migranti di Tajoura  

Presidenti i Ipeshkvijve Katolikë të SHBA-së i shkruan Trump: normat e reja kundër migrantëve "mashtruese e të paqëndrueshme"

"Unë e dënoj këtë qasje - shkruan kardinali DiNardo - sepse krijoi një klimë frike e pasigurie në famullitë tona kishtare, madje po shkakton vuajtje të papranueshme në mijëra fëmijë që janë në kufi, pasi autoritetet doganore po i ndanë anëtarët e familjeve. Është në kundërshtim me vlerat amerikane dhe të krishtera të përpiqesh t’i parandalosh njerëzit të emigrojnë këtu".

R.SH. - Vatikan

Ipeshkvijtë e Kishës katolike në SHBA-së nuk pajtohen me politikat e masat shtetërore ndaj emigrantëve, kështu Kardinali Daniel DiNardo, President i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike Amerikane, i shkroi drejtpërdrejt Presidentit Trump duke e  ftuar t’i rishqyrtojë veprimet e ndërmarra kundër emigrantëve nga ana e Departamentit të Sigurisë dhe veprimet që prej javësh kanë krijuar një panik të përhapur tek komunitetet që kanë emigruar në vend. "Unë e dënoj këtë qasje - shkruan kardinali DiNardo - sepse krijoi një klimë frike e pasigurie në famullitë tona kishtare, madje po shkakton vuajtje të papranueshme në mijëra fëmijë që janë në kufi, pasi autoritetet doganore të SHBA-së po i ndanë anëtarët e familjeve".

Presidenti i konferencës së ipeshkvijve të SHBA-së e konsideron metodën e përdorur nga agjencia e imigracionit si "mashtruese dhe të paqëndrueshme", që nëpërmjet planeve të caktuara  synon t’i shkëshillojë, pra, t’ua ndryshojë mendjen banorëve të Amerikës Qendrore që ikin nga vendet e tyre. "Është në kundërshtim me vlerat amerikane dhe të krishtera të përpiqesh t’i parandalosh njerëzit që emigrojnë këtu, duke ikur prej vendeve të tyre për të shpëtuar jetën personale dhe për të gjetur një siguri për familjet e tyre", vazhdon kardinali DiNardo duke iu referuar vendimit që ka marrë administrata amerikane për të ndryshuar modalitetet për kërkesën e azilit në vend.

17 korrik 2019, 16:11