Kërko

Vatican News
 Memoriali i Hiroshimës Memoriali i Hiroshimës  (ANSA)

Ipeshkvijtë e Japonisë: “Paqja nuk ndërtohet mbi frikën nga armët bërthamore”

Në thirrjen për t’i dhënë fund prodhimit dhe përdorimit të armëve bërthamore, konfirmohet edhe vizita e Françeskut në vend, nëntorin e ardhshëm.

R. SH. - Vatikan

“Me Papën Françesku, i lutemi me gjithë zemër Zotit, që të mund ta ndërtojmë paqen duke marrë pjesë plotësisht në zhvillimin e gjithanshëm   të të gjithëve e duke kërkuar zhdukjen e plotë të armëve bërthamore. Ta nisim këtë detyrë, duke bërë gjithçka është e mundur”: kjo, thirrja e ipeshkvijve japonezë, në një mesazh, nëshkruar nga imzot Mitsuaki Takami, kryeipeshkëv e Nagasakit dhe kryetar i Konferencës ipeshkvnore të Japonisë.

Teksti, rimarrë nga agjencia vatikanase Fides, kujton se “Më 25 shkurt 1981, Papa Gjon Pali II bëri, në Hiroshimë, një thirrje tronditëse për paqe. Duke iu përgjigjur kësaj thirrjeje, një vit pas saj, Kisha japoneze nisi të kremtojë vit për vit dhjetë ditë lutjeje, nga 6 deri më 15 gusht, për të menduar e për t’u lutur për paqen”.

Dokumenti i ipeshkvijve konfirmon edhe se “Papa Françesku do ta vizitojë Japoninë në nëntorin e këtij viti, 38 vjet e 9 muaj pas thirrjes së paqes të Shën Gjon Palit II në Hiroshimë, e se pritet me padurim çasti, kur prej këtu do të niset një mesazh i ri për paqe, drejtuar mbarë botës”.

19 korrik 2019, 10:49