Kërko

Vatican News
 Katedralja "Nënë Tereza" në Prishtinë Katedralja "Nënë Tereza" në Prishtinë 

Imzot Zef Gashi kremton 50-vjetorin e meshtarisë

Të shtunën e kaluar, në konkatedralen Nënë Tereza të Prishtinës, imzot Zef Gashi kremtoi, i rrethuar nga një numër i madh besimtarësh, miqsh e dashamirësh, 50-vjetorin e meshtarisë.

R. SH. - Vatikan

Të shtunën e kaluar, në konkatedralen Nënë Tereza të Prishtinës, imzot Zef Gashi kremtoi, i rrethuar nga një numër i madh besimtarësh, miqsh e dashamirësh,  50-vjetorin e meshtarisë. Rrugë e gjatë, kjo e ipeshkvit salezian, e nisur në Kosovë, ku shërbeu 20 vjet me radhë si famullitar i Prishtinës. Për ta vijuar misionin në Shqipëri e, së fundi,  në udhëheqje të kryedioqezës historike të Tivarit, në Mal të Zi.

Për hollësirat e kremtimit, të ndjekim Rabije Ibrajn, nga Prishtina:

dëgjo
29 korrik 2019, 16:15