Kërko

 Takimi i  Sekretarëve të Përgjithshëm të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës(Ccee). Takimi i Sekretarëve të Përgjithshëm të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës(Ccee). 

Ccee “në shtëpinë” e John Henry Newman

Iu kushtua lidhjes së përmasës hjerarkike me atë karizmatike në Kishë, takimi vjetor i sekretarëve të Konferencave ipeshkvnore të Evropës (Ccee) Takim në një vend simbolik, në St.Mary’s College Oscott të Anglisë.

R. SH. - Vatikan

Iu kushtua lidhjes së përmasës hjerarkike me atë karizmatike në Kishë, takimi vjetor i sekretarëve të Konferencave ipeshkvnore të Evropës, mbajtur  pak ditë më parë, në Birmingham të Anglisë. Takim në një vend simbolik, në St.Mary’s College Oscott, ku John Henry Newman pati marrë Krezmimin, pas kthimit në katolicizëm e pati shqiptuar disa nga sermonet,  apo predket e tij më të famshme. Takmin e hapi Don Martin Michalicek, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të konferencave ipeshkvnore të Evropës (Ccee), duke prekur një temë lidhur me dokumentin e Kongregatës për Doktrinën e Fesë Iuvenescit Ecclesia të 2016-tës. Referatin e dytë në takim e mbajti kryeipeshkvi i nderit i Southawark, imzot Kevin McDonald, ish-sekretar i Këshillit Papnor për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve. Prelati u pëqendrua mbi temën “Karizma dhe Institucioni”. Kujtoi, kryesisht, përvojën personale të Papës Françesku me “Përtëritjen karizmatike”, në kohën kur ishte Kryeipeshkëv i Buenos Ájres. Një  referat tjetër, që u ndoq me interes, ishte ai i Maria Voce-s. Kryetarja e Lëvizjes së Fokolarëve, solli, gjatë këtij takimi, dëshminë mbi karizmat e ndryshme brenda Kishës, në një relacion me titull: “Profili petrin e profili marian: së bashku për Rrëshajë të reja”. Maria Voce saktësoi se “të sigurosh  natyrën kishtare të karizmave, nuk do të thotë t’i mbyllësh brenda kishës. Përkundrazi, duhen nxitur të dalin përjashta, secila sipas natyrës së vet”. Nuk duhet të bëjmë të gjithë të njëjtën gjë, të mbyllur në shtëpi, “por të vihemi për udhë në drejtime nga më të ndryshmet, të frymëzuar nga  dëshira e përbashkët për të arritur deri në kufjtë më të largët të tokës”.

Punimet e takimit përfunduan me paraqitjen  e veprimtarisë së katër Komisioneve të CCEE (Ungjillëzimi e Kultura; Familja e Jeta; Të rinjtë; Baritoria Shoqërore), organizuar vitin e fundit.

19 korrik 2019, 14:30