Kërko

Vatican News
Krishti i kryqëzuar për të gjithë njerëzit Krishti i kryqëzuar për të gjithë njerëzit 

Kalendari përkujton shenjtorët Karl Luanga e shokët, martirë të Ugandës

Sot kalendari kishtar përkujton njëzet e dy martirët e Ugandës, të shpallur të lumtur më 6 qershor të vitit 1920 nga Papa Benedikti XV dhe shenjtorë nga Papa Pali VI më 8 tetor 1964.

R.SH. - Vatikan

Ndërmjet viteve 1885 e 1887 me qindra të krishterë qenë viktima të përndjekjeve në Ugandë. Karl Luanga qe shembull i shokëve të vet që flijimin e tyre e bashkuan me atë të Krishtit në Kampala. Karli e shokë e tij janë martirët e parë të Afrikës së kohëve moderne.
Karli ishte shtëpiak në pallatin e mbretit Muanga të mbretërisë së vjetër të pavarur të Bugandës, që sot është provincë e Republikës së Ugandës. Ai u pagëzua gjatë ungjillëzimit të Etërve të Bardhë të themeluar nga kardinali Lavizherie. Ishte viti 1885. Një vit më pas, mes rojeve mbretërore e pazhëve, ai u dogj i gjallë në Namugongo bashkë me dymbëdhjetë shokë të tjerë. Ishin të gjithë të rinj. Turrës së madhe të druve të 3 qershorit i pasoi masakra e tmerrshme e filluar më 15 nëntor të vitit 1885 me prerjen e kokës së kryeshërbëtorit të mbretit, Jozef Balikudembes.
E në një kohë të shkurtër u vijua me martirizimin e të krishterëve të tjerë që u torturuan e gjymtuan në mënyrë të tmerrshme. Llogaritet se nga 15 nëntori i vitit 1885 deri më 27 janar 1887 janë masakruan mbi njëqind të krishterë. 27 janari ishte dita kur Gjon Maria Muzeit iu pre koka dhe iu hodh në një pellg uji.

Sot kalendari kishtar përkujton njëzet e dy martirët e Ugandës, të shpallur të lumë më 6 qershor të vitit 1920 nga Papa Benedikti XV dhe shenjtorë nga Papa Pali VI më 8 tetor 1964.

03 qershor 2019, 14:49