Kërko

Ipeshkvi dioqezës së Rrëshenit të Mirditës, imzot Gjergj Meta në studio të Radio Vatikanit  me dom David Gjugja     Ipeshkvi dioqezës së Rrëshenit të Mirditës, imzot Gjergj Meta në studio të Radio Vatikanit me dom David Gjugja  

Imzot Gjergj Meta: Kisha është në shërbim të besimtarëve e të vendit

Me ipeshkvin e dioqezës së Rrëshenit të Mirditës, imzot Gjergj Meta, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News, flasim për disa ngjarje e data që Kisha Katolike në Shqipëria ka në program nga qershori deri në dhjetor, si dhe për krizën shoqërore politike që po kalon vendi.

R.SH. - Vatikan

Me ipeshkvin e dioqezës së Rrëshenit të Mirditës, imzot Gjergj Meta, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News, flasim për disa ngjarje e data që Kisha Katolike në Shqipëria ka në program nga qershori deri në dhjetor si:

1)takimi i të rinjve në Laç pranë Shenjtërores së Shëna Ndout, më 15 e 16 qershor me temën "Jezusi jeton";

2)takimi për shenjtërimin meshtarak, takim për të gjithë meshtarët e Shqipërisë, në program më 26 qershor në Nënshat;

3)një simpozium kushtuar të rinjve e të gjithë atyre që merren me formimin e të rinjve, në program në Tiranë në dhjetor të ardhshëm;

4)pastaj, kriza shoqërore politike që po kalon Shqipëria, dhe thirrjet e Kishës katolike e të komuniteteve fetare, për një zgjidhje përmes dialogut e për të mirën e përbashkët, që nuk dëgjohen nga liderët e politikës e etj. Ta dëgjojmë Imzot Gjergj Metën.....

Ta dëgjojmë Imzot Gjergj Metën
14 qershor 2019, 12:57