Dom Lush Gjergji: Vizita e kardinalit Parolin në Kosovë, "momenti hiri e bekimi për Kishën e për mbarë vendin”
R.SH. - Vatikan
Vizita e Sekretarit të Shtetit Selisë së Shenjtë , Kardinalit Pietro Parolin në dioqezën e Prizrenit-Prishtinës, në Kosovë, që përfundoi dje, "ishte për ne bekim, një moment hiri të veçantë, në festën e Rrëshajëve, dhuratë e Zotit, por edhe e Papës Françeskut dhe Kishës universale, që tregon solidaritet ndaj kësaj grigje të vogël të Zotit, na përforcon në fe dhe në shërbimin e përkushtim ndaj shoqërisë sonë. Kardinali Parolin erdhi për të njohur nga afër Kishën katolike, popullin e vendin, si dhe për të na inkurajuar në udhën e besimit, të vëllazërimit e përparimit". Kjo vizitë pati momente kishtare-baritore, ekumenike e ndërfetar dhe institucionale.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë për të festën e Rrëshajëve, kardinali Parolin kremtoi një Meshën në Kon-Katedralen e Shën Nënë Terezës në Prishtinë dhe një Meshë tjetër në Kishën Katedrale të Prizrenit, të sapo rinovuar, ku ishte i pranishëm edhe peshkopi ortodoks serb Teodosie, ndërsa në pritjen që u organizua për nder të Hirësisë së Ti,j në sallën Boganipolis pranë qelisë ipeshkëvnore në Prishtinë, ishte i pranishëm imami i Kosovës, Trnava . Mons Lush Gjergji në mikrofonin tonë e quan këtë vizitë historike e thotë: " Shpresojmë që edhe Papa të na vizitojë së shpejti".
Po ta dëgjojmë Monsinjor Lush Gjergji, ish Vikar i Përgjithshëm i dioqezës së Prizren-Prishtinës, i cili në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News e komenton shtegtimin e Kardinalit Parolin në Kosovë, që filloi të shtunën e kaluar në mbrëmje më 8 qershor dhe përfundoi dje, e hënën 10 qershor. Ta dëgjojmë dom Lush Gjergjin.....