Kërko

Imzot Simon Kulli në Katedralen Shën Nënë Tereza në Vau-Dejës Imzot Simon Kulli në Katedralen Shën Nënë Tereza në Vau-Dejës  

Dioqeza Sapës sensibilizon fëmijët për t’u kujdesur për të varfrit

Përmes fushatës “Kreshme me të varfërit”, Kisha dioqezane e Sapës punon për ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve për t’u kujdesur, përmes vepra bamirëse, për më të varfërit e vendit.

R.SH. - Vatikan

Përmes fushatës “Kreshme me të varfërit”, Kisha dioqezane e Sapës  punon për të ndërgjegjësuar fëmijët dhe të rinjtë për t’u kujdesur, përmes vepra bamirëse, për më të varfërit. Për këtë qëllim, me mbështetjen e famullive kishtare të dioqezës së Sapës, janë shpërndarë 2000 kutia simbolike për fëmijët e katekizmit, që përfshin moshën 7- 15 vjeç, që të ndërgjegjësohen dhe të kujdesën për mbledhjen e kontributin e tyre për njerëzit që janë në nevojë. Nisma, që tashmë është kthyer në traditë, quhet “Kreshmë me të varfërit” e është një ndër iniciativat kryesore të bamirësisë së Caritasit Dioqezan Sapa. Po më hollësisht të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit..

Dioqeza Sapës sensibilizon fëmijët për t’u kujdesur për të varfrit.

KRESHME ME TË VARFËRIT

“Kreshme me të varfërit” është një ndër iniciativat kryesore të bamirësisë së Caritasit Dioqezan Sapa, që tashmë është kthyer në traditë dhe nxit fëmijët e moshave të ndryshme që të edukohen me ndjenjën e bamirësisë, duke kursyer pak nga vetja e tyre në mënyrë që të ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre që gjenden në vështirësi të ndryshme ekonomike dhe sociale. Kjo fushatë sensibilizuese realizohet çdo vit, gjatë kohës së kreshmeve, kohë e cila na fton jo vetëm për lutje dhe agjërim, por edhe për lëmoshë.

E në kuadër të kësaj fushate, me mbështetjen e famullive të dioqezës së Sapës, janë shpërndarë 2000 kutija simbolike për fëmijët e katekizmit që përfshin moshën 7- 15 vjeç, në mënyrë që të ndërgjegjësohen dhe të mbledhin kontributin e tyre dhuruar për njerëzit në nevojë.

Për ta dëshmuar më së miri këtë vepër dashurie dhe bamirësie konkrete, nën organizimin e stafit dhe vullnetarëve të Caritas Sapa, me datën 4 maj 2019, u mbajt evenimenti i “Mbledhjes së kutijave të lëmoshës” me vetë protagonistët e kësaj fushate. Rreth 800 fëmijë nga të gjitha famullitë ku shtrihet Dioqeza e Sapës, u bashkuan në Katedralen Shën Nënë Tereza në Vau-Dejës në kremtimin e Eukaristisë Shenjte, të udhëhequr nga Ipeshkvi i vendit, Imzot Simon Kulli. Pas meshës takimi i kësaj dite vazhdoi me argëtimin e fëmijëve, në oborrin e katedrales, ku prania e grupit të animatorëve të Caritasit dioqezan Sapa, me performancën e tyre krijuan një klimë gëzimi përmes muzikës, humorit, lojrave duke i dhënë kështu larmishmëri dhe ngjyra festive gjithë aktivitetit bamirës.

Nga Vau-Dejes Violeta Marashi

06 maj 2019, 17:48