Cerca

Vatican News
Takimi te rinjve ne Kosove Takimi te rinjve ne Kosove 

Kisha dioqezane e Kosovës kremtoi të Dielën e Larit e ditën e të rinjve, me shpresën në Zotin

Në homelinë e dielës së Larit e në fjalën drejtuar të rinjve, imzot Dode Gjergji, duke iu referuar situatës në Kosovë, vuri në pah dukurinë e mjerueshme të largimit të të rinjve nga vendit, “një fenomen që ka marrë përmasa shqetësuese”.

Të shtunën e kaluar, në pragun e Javës Madhe të Pashkëve, dioqeza Prizren-Prishtinë, kremtoi ditën e rinisë, Meshën solemne, kryesuar nga ipeshkvi i vendit, imzot Dodë Gjergji. Të rinjtë kosovarë nga të gjitha famullitë kishtare të vendit e mbushën  Kishën katedrale ”Shën Nënë Tereza” në Prishtine, mbledhur për ditën e tyre rinore në nivelin dioqezan, shoqëruar nga meshtarët, motrat rregulltare e një numër i madh besimtarësh.

Në homelinë e dielës së Larit e në fjalën drejtuar të rinjve, imzot Dode Gjergji, duke iu referuar situatës në Kosovë, vuri në pah dukurinë e mjerueshme të largimit të të rinjve nga vendit, “një fenomen që ka marrë përmasa shqetësuese”. “Kur ju takova nëpër famullitë kishtare, gjatë vizitave të mia, me thatë se nuk ka shpresë në këtë vend. Kjo nuk guxon të ndodhë, e nuk duhet të dëshpërohemi, të jetojmë pa shpresë, sepse me shekuj e kemi pritur lirinë e këtij vendi. E, sot nuk është diçka e mirë mos ta duam paqen, lirinë e as shtëpinë tonë”. “Një popull nuk është i varfër, pse nuk ka para, kur ikin njerëzit, por një popull është i varfër, vetëm atëherë, kur nuk ka shpresë, prandaj kur ekziston shpresa, populli ringjallet e ripërtërinë vetveten”, tha imzot Dodë Gjergji. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

Kisha dioqezane e Kosovës kremtoi të Dielën e Larit e ditën e të rinjve, shërbimi Rabie Ibrajt

Rinia dioqezane e Kosovës kremtoi Ditën e Larit

Rini e dashur, mirë se keni ardhur në këtë shtëpi të Zotit, në këtë shtëpi të Nënë Terezës!. Mirë se keni ardhur edhe ju meshtarë e motra që çdo ditë me këta të rinj e të reja vazhdoni shpalljen e Ungjillin, lutjen, vuajtjen, gëzimin e punën tuaj!.

Sot, është momenti kur do te hyjmë shpirtërisht ne gëzimin e popullit te Zotit për Jerusalemin Qiellor, per fitoren e Krishtit, mbi mekatin, mbi vdekjen dhe mbi ligeshtite tona. Por, eshte ndjenje e bukur kur dalim para Zotit dhe na mbushet zemra me gezim e dashuri sepse besojme qe ai na i fal mekatet tona.

Me keto fjale, te shtunën e kaluar, ne prag te Javës Madhe te Pashkeve, shkëlqesia e tij, imzot Dode Gjergji, e nisi Meshën solemne, kushtuar rinise dioqezane, ku Kisha katedrale ”Shen Nene Tereza” ne Prishtine, u mbush plot e perplot me te rinj e te reja nga te gjitha famullite e vendit, besimtare te shumte, seminariste e kandidate, motra, e numer shume i madh meshtaresh me te cilet ipeshkvi e bashkekremtoi kete Meshe Shenjte, gjatë së cilës kremtimi Eukaristik gershetuar me kenge te bukura kishtare, lutje e urate, krijohej nje atmosfere madheshtore.

“Në përfundim te Krezhmeve dhe  vizitave te mija ne te gjitha famullite e dioqezës, eshte ky momenti qe se bashku me ju rini, ta kremtojme Diten e Larit, Diten e Luleve, Diten e Hyrjes Solemne te Krishtit ne Jerusalem, qe do te thote Diten solemne te hyrjes se Krishtit ne vdekje” tha mes tjerash gjate predikimit imzot Dode Gjergji, duke e sqaruar ne detaje historikun e kësaj ngjarjeje me te rendesishme te kremtimeve liturgjike te Kishes.

Ne vazhdim imzot Dode Gjergji, u nderlidh edhe me situaten ne vend, e veçanërisht tek largimi i te rinjve nga Kosova qe ka marre permasa bukur shqetesuese. “Kur ju takova neper famulli, me keni thene se nuk ka shpresë ne kete vend. Kjo nuk guxon te ndodhë, e nuk duhet te dëshpërohemi e te jetojmë pa shprese, sepse me shekuj e kemi pritur lirine e ketij vendi. E, sot mos ta duam paqen, lirine e as shtepine tone, kjo nuk eshte e mire.  

Ju kam thene, e po ju them prape, se nje popull nuk eshte i varfer sepse nuk ka para, e as kur ikin njerezit, e as kur ka mjerim, por nje popull eshte i varfër, vetem atëherë, kur nuk ka shprese, sepse kur ka shprese ai popull e ringjalle e riperterine veteveten, dhe ai sakrifikon per t’i arritur te mirat qe i duhen. Por, nese jetoni pa shprese,  kahdo qe te shkoni, e kahdo qe jeni nuk do te mund ta gjeni lumturine e jetes, e as paqen e shpirtit e zemres. Prandaj, uroj dhe e lus Zotin qe nje shkendije shprese qe ju ka ngel ne zemrat tuaja mos te fiket, por le te ngjalle deshiren tuaj per te jetuar e vepruar ne kete vend per te cilin populli yne ka sakrifikuar shume” i luti dhe i porositi imzot Dode Gjergji rinine dioqezane te Kosoves.

Me pas ipeshkvi bekoi rremat e luleve, ndersa te rinjeve perfaqesues te  seciles famulli iu dhurua nga nje rrem per ta derguar simbolikisht rremin e ullinjeve ne famullite e tyre, ndersa krejt ne fund imzot Dode Gjergji dha  bekimin e kesaj meshe shenjte.

Pas Meshes te rinjte kane vazhduar kremtimin e kesaj dite ne qendren BogdaniPolis, ne ambientet e katedrales “Shen Nene Tereza” ne Prishtine, e cila edhe zyrtarisht eshte peruruar  diten e shtune me 13 prill.  

15 prill 2019, 16:37