Kërko

Vatican News
I Kryqëzuari I Kryqëzuari 

E Premtja e Madhe. Turoldo dhe pyetja e madhe mbi vdekjen

E Premtja e Madhe është ditë e ngarkuar me gjithë dhimbjen e botës. Mbi të bie errësira absolute e vdekjes, që mund të kuptohet vetëm kur ndriçohet nga Drita e Ngjalljes. Siç e shikojmë në meditimin e atë David Maria Turoldo.

“Joooo,  të besosh në Pashkët

s’është feja e vërtetë:

tepër e bukur, për Pashkë…".

Feja e vërtetë

është në zemër të së Premtes së Madhe,

kur Ti je e nuk je…

Mbi shtyllë të Kryqit,

fjalët e Tua mbeten pa tinguj

e shpirti i rinisë

larg korpit endet

atje lart…

Atje ku as jehona

s’i gjegjet britmës sate,

që shpon vetë qiellin!

Mbrëmja ësht larg,

Ti je atje, mbi kodrën e bleruar…

e me shumë zor Asgjëja,

formën ia jep

mungesës Sate….

Po vdekja, e trembur prej Teje, ikën me vrap

Sepse është pikërisht Druri i Kryqit ai, mbi të cilin  duket më tragjikisht se askund, dashuria e Zotit për njeriun. E sepse Krishti erdhi në botë për ta mundur vdekjen. Përsëri Turoldo:

“Ti erdhe mes nesh

për ta tmerruar vdekjen!

Për t’ia shkatërruar folenë

e për ta vrarë vetë vdekjen…

Ti, armik i vdekjes,

e mik i çdo mjerani

që don ta ndash me ne,

të mjerët,

çdo mjerim!

Jemi me ty,

mbi kodrën e Kalvarit

Në pritje të çastit të kthimit,  

kur bota të zhytet prap

në det të dritës Sate!

 

Përkthim i lirshëm

19 prill 2019, 16:02