Carlo Acutis: zhvedoset në Asizi, trupi i të riut, që përmendet në “Christus vivit”
R.SH. - Vatikan
Kujtojmë se Ati i Shenjtë e nënshkroi dokumentin gjatë udhëtimit të tij në Loreto, por e publikoi javën e kaluar, më 2 prill. Trupi i djaloshit, për të cilin ka filluar procesi i lumnimit, do të prehet në atë shenjtërore, ku shën Françesku u zhvesh nga të gjitha pasuritë e kësaj bote, edhe nga rrobat e trupit, për të shprehur lëshimin e tij të plotë në duart e Krishtit.
Shembull për të rinjtë
Urohet që të gjithë besimtarët e, në veçanti, të rinjtë, të frymëzohen nga shembulli i Carlo Acutis, i cili, siç përmend edhe Papa, diti t’i përdorë si duhet mjetet e komunikimit për ungjillëzimin e bashkëkohësve. Ky i ri i apasionuar pas kompiuterit, vdekur në moshën 15-vjeçare nga një sëmundje e rëndë, u la bashkëmoshatarëve të vet një leksion të madh, që mund të përmblidhet në këto fjalë të tij, cituar nga Ati i Shenjtë: “të gjithë lindim origjinalë, por disa vdesin fotokopje”.
Intervista e së ëmës për Vatican News
Në një intervistë për Vatican News, e ëma e Carlo Acutis, Antonia Salzano, shpjegon se djaloshi i njihte mirë rreziqet dhe mundësitë e internetit. Punoi për t’i përdorur mjetet e reja të komunikimit për promovimin e Eukaristisë, dashuria më e madhe e jetës së tij. “E pabesueshme – pohon e ëma – që një kompiuter i vogël, jo dhe aq i mirë, arriti ta përhapë mesazhin e tij në pesë kontinentet, ndër mijëra të rinj”.