Kërko

Kryqet në Kuropaty të Bjellorusisë Kryqet në Kuropaty të Bjellorusisë 

Bjellorusi, Kondrusiewicz: të ndalet prishja e kryqeve në Kuropaty

Kryeipeshkvi i Minsk-Mohilev, imzot Tadeusz Kondrusiewicz, shpreh shqetësimin e ipeshkvijve bjellorusë për prishjen e kryqeve në Kuropaty, në periferi të kryeqytetit, ku janë varrosur dhjetëra mijëra viktima të terrorit stalinist.

R.SH. - Vatikan

Është lajm edhe i “pak minutave më parë”, sepse, edhe sot, në Bjellorusi janë prishur disa “kryqe hekuri” në korijen Kuropaty, ku janë varrosur dhjetëra mijëra viktima të terrorit stalinist. Gjatë ditëve të fundit, janë shkatërruar rreth 70 prej tyre. Kryeipeshkvi i Minsk-Mohilev, imzot Tadeusz Kondrusiewicz, denoncon këtë “krim kundër kujtesës”. Mbi bazën e të dhënave zyrtare, vitet e fundit janë identifikuar mbi 500 varre masive, ku janë gjetur kufomat e rreth 30 mijë njerëzve – ndër të cilët, edhe shumë katolikë - vrarë në periudhën 1937-1941, nga ushtarët e NKVD-së, policia sekrete sovjetike. Sipas burimeve të tjera, trupat e varrosur duhet të jenë 250 mijë.

Kryqi, shenjë shëlbimi e shprese

“Jemi shumë të befasuar” për çka po ndodh, thekson prelati. “Nga njëra anë, e dimë se ky vend duhet të rregullohet, sepse është lënë pas dore, por askush nuk ka thënë gjë e as është këshilluar me Kishën Katolike, Kishën Ortodokse apo me bashkësi të tjera të krishtera dhe jo të krishtera”. Disa thonë se kryqet do të kthehen në vendin e tyre, vijon imzot Kondrusiewicz: “Nuk e di nëse do të ndodhë kjo, por nuk ka asnjë dokument, që e dëshmon”. “Nuk e kuptojmë këtë gjest - shton ai - veçanërisht tani, për Kreshmë: kryqi, që është shenja e shpëtimit dhe e shpresës sonë, është në qendër të kësaj kohe”.

14 prill 2019, 13:32