Kërko

Vatican News
Abacia e Shën Pjetrit në Salcburg Abacia e Shën Pjetrit në Salcburg 

Kalendari kishtar përkujton Shën Rupertin

Më 27 mars, kalendari kishtar përkujton Shën Rupertin.

R.SH. - Vatikan

Me prejardhje nga Irlanda, pinjoll i një dere fisnike, rreth vitit 700 shkoi në Bavari, ku iu përkushtua predikimit dhe jetës murgare shëtetëse. Me ndihmën e një konti bavarez themeloi ndërtoi një kishë kushtuar Shën Pjetrit, pranë liqenit të Wallerit dhe një manastir pranë lumit Salzach, në afërsi të qytetit romak Juvavum. Rreth këtij manastiri lindi qyteti i Salsburgut (qyteti i kripës), i cili e kujton Rupertin jo vetëm si ipeshkvin e parë, por edhe si ri-themeluesin e qytetit, mbi rrënojat romake. Vdiq më 27 mars, të dielën e pashkëve të vitit 718. Ikonografia e pasqyron me një enë me kripë.

27 mars 2019, 16:26