Cerca

Vatican News
2019.03.12 Copertina libro su Shtjefen Kurti 2019.03.12 Copertina libro su Shtjefen Kurti 

Imzot Frendo: figura e të Lumit Dom Shtjefën Kurti, shembull për Kishën dhe shoqërinë

Jeta dhe dëshmia e dom Shtjefën Kurtit, martir, një shembull i mirë për Kishën dhe shoqërinë shqiptare. Do të meritonte që një rrugë tek ne të kishte emrin e këtij martiri.

R.SH. - Vatikan

Këtyre ditëve, në Shqipëri, u promovua libri I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i kishës martire”, përgatitur nga Nikollë Loka dhe Nikolin Kurti, botuar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2018.

Vepra  është një studim mbi jetën dhe veprimtarinë e meshtarit të jashtëzakonshëm e martirit shqiptar, dom Shtjefën Kurtit. Ky martir jetoi, punoi dhe vdiq për mbrojtjen e popullit, për idealet e fesë e të kombit, për çka u flijua deri në vdekjeMadje, deri edhe trupi tij pajetë u përdor nga komunistët si kufomë për praktikat mësimore të studentëve të fakultetit të mjekësisë, në shenjë urrejtje nga shteti komunist ndaj këtij njeriu të mrekullueshëm që luftoi për liri, jetë dhe atdhe.

Libri “I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i kishës martire”, që u përgatit nga studiuesit Nikollë Loka dhe Nikolin Kurti, pasqyron, pra, jetën dhe veprimtarinë atdhetare e meshtarake të shumanshme të dom Shtjefën Kurtit, një personalitet që u shqua si atdhetar, meshtar dhe demokrat. Një jetë për Zotin e për Atdheun.

Në paraqitjen e librit kushtuar dom Shtjefën Kurtit, foli edhe imzot George Frendo. Përveç parathënies së veprës “I Lumi Dom Shtjefën Kurti, Dëshmitar i kishës martire, shkruar imzot Frendo, kryeipeshkvi i Tiranë-Durrës, në fjalën e tij kujtoi tiparet e martirit të Kishës katolike shqiptare dom Shtjefën Kurtit dhe foli për vlerën e dëshmisë së tij për realitetin e sotëm shoqëror, duke kujtuar edhe disa momente të veçanta nga misioni tij si meshtar, po ta dëgjojmë fjalën e imzot Geroge Frendo-s

Në paraqitjen e librit kushtuar dom Shtjefën Kurtit, foli edhe imzot George Frendo
14 mars 2019, 16:14