Kërko

Vatican News
 La Croce di Gesù La Croce di Gesù 

Papa: Atë Spadaro, gabim të ndalohet kryqi për shkaqe personale

Takimi që u mbajt, më 4 shkurtin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërmjet Papës Françesku imamit të madh të Al-Azhar-it, Ahmed al-Tayyeb, autoriteti më i lartë teologjik i Islamit sunit, la gjurmë historike të "vëllazërimit" si dhe është një pikë referimi e domosdoshme për "ata që ende sot ndalojnë përdorimin e simbolit të krishterë, kryqit, për t’i çuar përpara kauzat e tyre”. Kështu pohoi drejtori i revistës ‘La Civiltà Cattolica’ Atë Antonio Spadaro.

R.SH. - Vatikan

Takimi që u mbajt, më 4 shkurtin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërmjet Papës Françesku imamit të madh të Al-Azhar-it, Ahmed al-Tayyeb, autoriteti më i lartë teologjik i Islamit sunit, la një gjurmë historike të "vëllazërimit" si dhe është një pikë referimi e domosdoshme për "ata që ende sot ndalojnë përdorimin e simbolit të krishterë, kryqit, për t’i çuar përpara kauzat e tyre”. Kështu pohoi drejtori i revistës së jezuitëve të Italisë ‘La Civiltà Cattolica’ Atë Antonio Spadaro, dëshmitar i drejtpërdrejtë i takimit ndërmjet Papës Françeskut imamit të madh të Al-Azhar-it, Ahmed al-Tayyeb, që u mbajt në Emiratet e  duke folur në konferencën "Një fillim i ri i vëllazërimit", organizuar pranë Qendrës Astalli, në Romë, për të reflektuar mbi rëndësinë e ngjarjes.

Jezuiti Atë Spadaro gjithashtu nënvizoi vlerën e dokumentit të nënshkruar nga Papa Françesku dhe Imami i madh Ahmed al-Tayyeb, “ me një vlerë që shkon përtej dialogun ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, sepse dokumenti i flet botës. Ideja e vëllazërimit është ideja që Papa Françesku e mbart brenda vetes që nga fillimi të papnisë së tij". Nga vëllazërimi lindin perspektiva që u mundësojnë të krishterëve, në shumë vende ku të krishterët persekutohen, të arrijnë deri edhe te "qytetaria e plotë, një pikë, kjo, për të cilën al-Tayyeb - shtoi atë Spadaro – është shumë i impenjuar".

Në takimin që u mbajt pranë qendrës së jezuitëve në Romë, ishte i pranishëm edhe imami i Firences, Elisir Izzedin, i cili fillimisht kujtoi jezuitin atë Paolo Dall'Oglio, për të cilin shpresohet të jetë ende gjallë, "së bashku me të gjithë të burgosurit tjerë që janë në duart e xhihadistëve në Siri "."Dokumenti që u nënshkrua nga Papa Françesku dhe Imami i madh Ahmed al-Tayyeb – vërejti imami i Firencës Elisir Izzedin - është shumë i rëndësishëm. Edhe ne si komunitet islamik ne jemi duke punuar për të ecur përpara e mundësisht edhe në një fazë të mëtejshme në rrugën e dialogut".

05 mars 2019, 11:59