Kërko

Austria Austria 

Kalendari kishtar përkujton shën Severinin abat, apostull i Norikut

Lindur në shekullin V, në një familje fisnike romake të Norikut, në Austrinë e sotme, shën Severini jetoi me lëmoshë e agjërim, i dëgjuar nga të pushtetshmit e kohës e madje, edhe nga barbarët, të prekur nga shenjtëria e tij. Themeloi kuvende, ndihmoi të varfërit, mbrojti fshatrat nga sulmet barbare, duke bashkuar veprimin me kundrimin e Zotit. Vdiq më 8 janar të vitit 482. Reliket e tij nderohen në Fratamaxhore, pranë Napolit.
08 janar 2019, 16:49