Kërko

Lindja e Krishtit Lindja e Krishtit 

“Shenjtja Natë” në Kosovë, me nismën e ambasadës austriake

Në fillim të Kohës së Ardhjes, historia e “Shenjtes Natë” u paraqit në Prishtinë, me nismën e ambasadës austriake.

R.SH. - Vatikan

“Stille Nacht, heilige Nacht”, e njohur në shqip si “Shenjtja Natë, e qeta Natë”, është një nga këngët me të famshme të Krishtlindjes në botë, që mbush 200 vjet. Me origjinë austriake, përkthyer në më se 300 gjuhë e dialekte, u këndua për herë të parë në publik, natën e 24 dhjetorit 1818, gjatë meshës së Krishtlindjes në kishën e Shën’Kollit në Oberndorf, pranë Salisburgut. U ekzekutua nga dy autorët: Joseph Mohr, autori i tekstit, këndonte si tenor, i shoqëruar me kitarrë nga kompozitori, Franz Xaver Gruber, që këndonte edhe pjesën e basit. Pikërisht, në fillim të Kohës së Ardhjes, historia e “Shenjtes Natë” u paraqit në Prishtinë, me nismën e ambasadës austriake, siç na informon Rabije Ibraj…

Dëgjo Rabije Ibrajn...
07 dhjetor 2018, 12:52