Kërko

 Papa takohet me të pastrehët e Irlandës Papa takohet me të pastrehët e Irlandës 

Krishtlindje 2018. Mesazh i përbashkët katoliko-anglikan

Në Irlandë, dy kryeipeshkvijtë e Armagh, katoliku Eamon Martin dhe anglikani Richard Clarke, u drejtojnë besimtarëve një letër të përbashkët, në qendër të së cilës, shqetësimi për të pastrehët.

R. SH. - Vatikan

Në Irlandë, dy kryeipeshkvijtë e Armagh, katoliku Eamon Martin dhe anglikani Richard Clarke, në letrën e përbashkët drejtuar besimtarëve, në prag të Krishtlindjes, kujtojnë fjalët e Papës Françesku drejtuar miqve të Qendrës ditore të kapuçinëve për të pastrehët e Dublinit: “Për ta, secili prej jush është Jezu Krishti”.

“Mendoni për një çast të vetëm si do të ishte kjo Krishtlindje pa një strehë mbi kokë. Pa një vend ku të kalosh natën. Në mes të rrugës së akullt. Vetëm, duke u endur rrugëve të shkreta”.

Përqendrohet tek tema e strehës, mesazhi i Krishtlindjes, që dy kryeipeshkvijtë e Armagh, katoliku Eamon Martin dhe anglikani Richard Clarke u drejtojnë besimtarëve.

Të ndihmohen  të pastrehët

“Kështu jetojnë sot në Irlandë shumë njerëz të pastrehë” - kujtojnë kryeipeshkvijtë, duke i ftuar besimtarët të mos gënjehen, posaçërisht në këtë periudhë të vitit, nga statistikat mbi banesat e të pastrehët - të cilat mundohen ta fshehin ankthin dhe mjerimin, që duket sheshit. Duke cituar Ungjillin, nënvizojnë se edhe Jezusi ishte i pastrehë, mbasi pothuajse gjithë jetën e kaloi si predikatar endacak:

“E kështu edhe e filloi jetën. Siç na e tregon Ungjilli i Krishtlindjes, Jezusi  lindi në një shpellë. Shtroja e tij e parë ishte grazhdi. Drita, një qiri i zbehtë. Ngrohja, një zjarr me kashtë, që tymoste më shumë, sesa ngrohte”

Fjalët e Papës Françesku

Në mesazhin drejtuar besimtarëve, Martin e Clark kujtojnë edhe fjalimin që Papa Françesku u pati drejtuar, gushtin e kaluar, gjatë vizitës së tij apostolike në Irlandë, miqve të Qendrës ditore për të pastrehët e Dublinit:

“A e dini pse njeriu vjen këtu plot me besim? Sepse të ndihmojnë  pa ta prekur dinjitetin. Për ta secili prej jush është vetë Jezu Krishti”.

 

17 dhjetor 2018, 14:33