Cerca

Vatican News
 Murgesha në lutje Murgesha në lutje  (Vatican Media)

Vdiq murgesha më e moçme në botë: sekreti i jetëgjatësisë?

Vdiq motra më e vjetër në botë. Quhej Cecylia Roszak e ishte 110 vjeçe

R. SH. - Vatikan

Ndërroi jetë rregulltarja më e moshuar në botë, e mirënjohur për ndihmën që u dha hebrenjve gjatë Shoah. Sapo i kishte mbushur 101 vjetët, kur i mbylli sytë në kuvendin domenikan të Krakovit, në Poloni, ku jetonte që prej 90 vjetësh. Ishte murgesha më e vjetër në gjithë botën.

E lindur më 25 mars 1908, motër Cecylia hyri në manastir në moshën 21 vjeçare. Në vitet ’30 jetoi tmerret e Luftës II Botërore. Gjatë pushtimit gjerman të Polonisë, së bashku me motrat e tjera, themeloi një kuvend tjetër, pranë Vilnius, ku strehoi një mori hebrenjsh të ikur nga getoja dhe nga persekutimet naziste.

Sekreti i jetëgjatësisë  së saj, siç tregonte ajo vetë, ishte “të mësosh gjuhë të huaja dhe të lutesh”. Ajo kish mësuar deri hebraishten, madje edhe aramajken, që të merrej vesh me mysafirët e saj hebrenj - e sidomos - me Krishtin e saj - që i dhuroi motrës së tij të vogël kaq shumë vjet mbi dhe, që t’u bënte mirë sa më shumë njerëzve të munduar.

23 nëntor 2018, 16:06